Berisha: Për 20 vjet ju nuk vini dot në pushtet Ruçi: Ligji i plehrave të kalojë në referendum
04/11/2011 Ligji i mbetjeve shkaktoi debate të ashpra në seancën e djeshme plenare
Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” është debatuar gjatë në seancën e djeshme plenare. Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, diskutimet e deputetëve të të dyja kampeve u shoqëruan me akuza të ndërsjella kundër njëri-tjetrit. Miratimi i këtij ligji, sipas mazhorancës, është në përputhje me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian, ndërkohë që importi i mbetjeve parashikohet të jetë plotësisht i menaxhueshëm dhe i kontrollueshëm. Nga ana e tyre deputetët e opozitës e kritikuan ashpër ligjin e qeverisë, duke kërkuar mosvotimin e tij në parlament. Sipas tyre, ligji u shërben “interesave klienteliste”, ndaj u shprehen për organizimin e një referendumi, ku shqiptarët të pyeten për këtë çështje.
Berisha–Ruçi
Pas mbarimit të fjalës së deputetit socialist Sajmir Tahiri, i cili mbuloi foltoren e Kuvendit me një flamur që simbolizonte qëndrimin kundër mbetjeve toksike, reagoi kryeministri Berisha. Nga podiumi Berisha deklaroi se “sot kjo ditë shënon de facto themelimin në këtë sallë të ‘Partisë së Plehut’. Pasi u themelua ‘Aleanca e Plehut’, shpërtheu epidemia “oburra të gjejmë vota në plehra!” dhe po rrëmohet, po kërkohet, po bëhet gjithçka që në plehra të mbijnë partiçka.” Ndërsa duke folur për ligjin e mbetjeve ai tha se ky ligj mbron Shqipërinë nga mbetjet toksike. “Ligji, i cili është miratuar në këtë Parlament, është ligji i mbrojtjes së Shqipërisë nga mbetjet toksike. Thelbi dhe qëllimi i tij është mbrojtja e këtij vendi nga mbetjet toksike”, - tha dje kryeministri. Më tej në fjalën e tij Berisha kritikoi rrugën që po ndjek opozita në të bërit politikë dhe u kujtoi përfaqësuesve të saj në Kuvend se nuk do ta shohin fitoren për të paktën edhe 20 vjet. “Ky është ligji që i imponon qeverisë që mbetjet jotoksike të lejohen të importohen jo siç ndodh deri tani, jo siç u vendos më 2003-shin, kur këta zotërinj ishin në pushtet, këta që i kanë varur shpresat te ‘Partia e Plehut’ për të ardhur në pushtet dhe që nuk do ta shohin pushtetin të paktën dhe për 20 vjet në këtë mënyrë. Nuk vihet kështu në pushtet. Nuk është kjo rruga e pushtetit”, - deklaroi Berisha.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kampit socialist me anë të kryetarit të grupit Gramoz Ruçi, i cili theksoi se opozita do të pranojë çdo diskutim për çështjen e plehrave vetëm nëse hiqet neni që lejon importin e tyre. “Ne nuk do të lejojmë importin e plehrave, aleanca jonë sot nuk është me asnjeri përveç qytetarëve. Ne kundërshtojmë nenin e kontestuar nga Presidenti Topi, që lejon importin e plehrave në vend. Nuk mund të pranojmë as 400 dhe as 50 lloje plehrash, por asnjë”, - tha Ruçi.
Replikat
Klosi - E nderuar kryetare e Kuvendit, e kam me ju. E di që s’do të më përgjigjeni. Ju para disa ditësh bëtë një marshim me gratë në bulevardin e Tiranës. Ju para disa ditësh luftuat me gratë kundër kancerit. Por shikoni, të nderuar kolegë, treguesit e kancerit në ajrin e Tiranës.
Topalli - Ndaj ju ftoj që ta votoni këtë ligj, pasi i mbron shqiptarët nga thithja e ajrit të ndotur. Dhe nuk kemi ngelur që të na tregosh ti se çfarë është e mirë.
Mediu - Mos abuzoni me këtë ligj duke e dramatizuar situatën. Ligji është hartuar sipas direktivave të vendeve evropiane, ndaj i gjithë alarmi është një demagogji.
Shalsi - Ju nuk menaxhoni dot lumin Shkumbin. Ai po degradon, për çfarë ligji flisni? Ju po stimuloni shkatërrimin e lumit Shkumbin në mes të ditës. Ju sot duhet të heshtnit. Nuk mund të mbrosh diçka që s’ka zot që e mbron.
Tahiri - Unë kam një fëmijë 8-muajsh, nuk dua që të rritet me rrezikun e këtyre mbetjeve, ngaqë Berisha do të mbushë xhepat e tij.
Berisha - Kryetari i tyre (Edi Rama), duke e parë se e ka të pamundur të fitojë, pasi kalon nga disfata në disfatë, ka vendosur me çdo kusht të urdhërojë të krijohet parti dhe të varet prej tij. Një ditë thirri Filip Çakulin dhe i tha: «Ose Fix Fare parti, ose do sikterisesh.» Çakuli i thotë: «Zotëri, a nuk nxore mësim nga 99-shi ti, që do të më bësh mua parti?»” Është ekzaktësisht kështu siç ju them unë. Nëse doni, ju sjell dokumentin. Pastaj ai gjeti faqezinjtë dhe u tha: «Dilni kundër regjistrimit, o faqezinj, sepse përndryshe ju dolën pasuritë!» Dhe faqezinjtë rendën poshtë e përpjetë «Eureka!» për të shpëtuar pasuritë e fshehura dhe u thanë shqiptarëve «mos u regjistroni, se ky regjistrim është në përputhje me modelet antishqiptare e antikombëtare». Shqiptarët u treguan atyre Partinë e Plehut, hyni në Partinë e Plehut, se rrugë tjetër nuk keni.
Berisha - Ja ëndrrat e Ramës. Kryetari juaj hyn në shtrat Edi Rama dhe zgjohet Anxhela Merkel, zgjohet Nikola Sarkozi, zgjohet Barak Obama. Sa më thellë të shkoni në këtë virozë, aq më shumë do të shkëputeni nga realiteti. Pyeteni pak atë zotëri atje ç’e shtyu të botojë librin e mikut të tij Gjergj Aranitasin. Bëri një kat të mençur. E bëri për t’ju shpëtuar ju, për t’ju kthyer kujtesën, se ktheu dot, se kryetari është në garë me të. Së fundi vijmë te pushteti. Tani do t’ju them në mënyrë figurative: e keni lexuar ju librin “Plaku dhe deti”?
Deputetët e PS - Jo, joooo! Po ç’i ke këto që thua?
Berisha - E keni lexuar, e keni lexuar, jam i sigurt. Pushteti për ju po bëhet si peshku i plakut: as peshk, as ujë. Dhe ju po e bëni vetë këtë, se shtyni rrugës njëri-tjetrin.
Topalli gjatë votimit - Ju lutem elektronika, shkoni e shikoni ku e kanë fshehur kartonin e Ditmir Bushatit. O mjerë ju ku keni mbërritur! Po jeni dhe burra në moshë e s’ju ka hije që të luani kukafshehthi!
Blendi Klosi
Deputeti i PS-së Blendi Klosi u bëri dje thirrje deputetëve që të mos e votonin ligjin e mbetjeve. “Sot votojmë një ligj që do të ndikojë në shumë breza. Votojmë një ligj që na ndikon të gjithëve së bashku. Ju, të nderuar kolegë deputetë, sot e votoni. Unë kam një thirrje. Ju keni bërë këtu me dhjetëra thirrje, votojmë ligjet me 3/5-at, votojmë ligje që kanë të bëjnë me integrimin, votojmë ligje që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë. Të nderuar kolegë deputetë të mazhorancës, ju lutem mos e votoni këtë ligj. Mos e votoni këtë ligj në emër të fëmijëve tuaj, në emër të prindërve tuaj, në emrin tonë, në emër të brezave që do të vijnë. Mos e votoni këtë ligj, sepse ky është një ligj që na dëmton të gjithëve”, - tha Klosi.
Ridvan Bode
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi të enjten se ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve është hartuar dhe financuar nga Bashkimi Europian dhe vjen si detyrim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. “Shqipëria gjatë periudhës 1999–2000 ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe të Stabilizim-Asocimit, pjesë e të cilit është edhe tregtimi i plehrave. Ligji lejon importin për përpunim, jo për depozitim të vetëm 50 artikujve, të cilët nuk janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe që mund të riciklohen nga industria jonë”, -deklaroi ministri Bode. Gjithashtu kreu i Financave mbrojti edhe taksën e sheshtë. “Taksa progresive është diskriminuese dhe dekurajuese”, -tha ai.
Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit në fjalën e saj tha: “Ligji për mbetjet është një ligj që vjen në përputhje me Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 20l0–2014. Ne themi se s’ka shkelje kushtetuese, përkundrazi, ky ligj po plotëson një tjetër detyrim të qeverisë shqiptare në procesin tonë të integrimit europian. Presidenti dhe ju thoni se ka shkelje. Nuk është se ju nuk e dini që ky ligj vetëm rregullon riciklimin e mbetjeve, që kufizon hyrjen e mbetjeve të rrezikshme, për të cilat në vitin 2002, kur ishit ju në mazhorancë dhe qeverisje dhe votuat ligjin e mbetjeve, nuk u shqetësuat për t’i klasifikuar ato në «të rrezikshme» dhe «të parrezikshme». Ju thjesht keni ndarë mendjen për të abuzuar përsëri politikisht.”