Eksportet, 78 miliardë lekë në arkë
04/11/2011 Dogana ka arritur të mbledhë 102.2 miliardë lekë për 10 muajt e vitit, ose 99,8% të planit
Për 10 mujorin volumi i eksporteve është shtuar 30%, ndërsa të ardhurat 17%
Eksportet dhe rieksportet kanë sjellë një rritje të të ardhurave në arkën e shtetit, duke shënuar një rritje në volum dhe në vlerë. Kështu raporton Administrata Doganore, sipas së cilës për 10 muajt e parë të këtij viti, në buxhetin e shtetit u arkëtuan 102.2 miliardë lekë, nga 102.5 miliardë lekë që ishin planifikuar me një realizim prej 99.8%. Gjithsesi, plani i të ardhurave rezulton i tejkaluar për muajin tetor 2011, i cili në krahasim me tetorin 2010 është 16.8% më shumë, në masën 100.7%, ose 11.3 miliardë lekë më shumë. Për këtë muaj ishte planifikuar të arkëtohej shuma prej 11.27 miliardësh.
EKSPORTET
Ekspertët e administratës doganore bëjnë me dije se eksportet shqiptare gjatë 10 mujorit të vitit 2011 kanë rritje në sasi e vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2010. “Gjatë 10 mujorit të vitit 2011 volumi i eksporteve shqiptare në sasi është 2522.8 mijë ton nga 1944.7 mijë ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje prej 578.1 mijë ton ose 29.7% më shumë. Ndërsa si vlerë janë realizuar 78.8 miliardë lekë me një rritje prej 16.9 miliardë lekësh ose 27.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 ku u realizua një vlerë prej 61.9 miliardë lekësh eksporte”, - theksojnë ekspertët. Eksportet gjatë muajit tetor 2011 kanë gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me muajin tetor 2010. Në tetor 2011 u realizua volumi i eksporteve në sasinë 346.3 mijë ton nga 249.9 mijë ton të regjistruar në tetor 2010 me një rritje prej 96.4 mijë ton ose 38.6% më shumë. Ndërsa si vlerë eksportet shqiptare në tetor 2011 arritën në 8.37 miliardë lekë me rritje prej 2.32 miliardë lekësh ose 38.4% më shumë krahasuar tetor 2010 kur u realizuan 6.05 miliardë lekë eksporte.
RIEKSPORTET
Gjithashtu, industria me fason dhe rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë kësaj periudhe kanë shënuar rritje në sasi e vlerë. “Gjatë 10 mujorit të vitit 2011 volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv është në sasinë 247.3 mijë ton nga 208 mijë ton të realizuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 39.3 mijë ton ose 18.9% më shumë. Ndërsa si vlerë të rieksporteve nga përpunimi aktiv gjatë vitit 2010 janë realizuar 84.3 miliardë lekë me një rritje prej 13.8 miliardë lekësh ose 19.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 ku u realizua një vlerë prej 70.5 miliardë lekësh eksporte”, - theksojnë ekspertët e doganës. Rieksportet nga përpunimi aktiv në tetor 2011 u rritën krahasuar me muajin tetor 2010. Vlera e rieksporteve nga përpunimi aktiv në tetor 2011 është 8.5 miliardë lekë me rritje 0.8 miliardë lekë ose 9.7% më shumë krahasuar me tetorin 2010 kur u realizua një vlerë prej 7.7