Berisha: Per hir te integrimit, PS te votoje reformat Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha i ka bere dje apel kreut te opozites per te votuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar dhe lidhen me integrimin e vendit. Ne takimin e zhvilluar dje ne komunen e Mollaj te Korces, me rastin e Festes se Molles, Berisha u shpreh se integrimi eshte nje enderr qe shqiptaret presin te realizohet. "Kryetari i PS-se, per te bllokuar kete proces, kerkon: me jep Fierin, qe te te votoj ligjin. Por si qendron e verteta, te dashur qytetare? E verteta eshte se nje grup jo i vogel i keshilltareve te tij, kane kaluar ne anen e mazhorances, absolutisht me vullnetin e tyre te plote te lire. A keni degjuar ju qe une t'i kerkoj atij Paulinin, i cili kaloi nga grupi im parlamentar ne grupin e tij parlamentar? Ne nje vend te lire, njerezit kane te drejte te bejne zgjedhjen e tyre", - tha Kryeministri. Berisha ka ftuar Ramen qe keshilltaret e majte te bejne nje mocion mosbesimi per kreun e Keshillit ne Fier. Ndersa ka shtuar se kete nisme nuk e ndermerr PS-ja, pasi i mungojne votat. "Keshilli i qarkut Fier ka 50 keshilltare nga mazhoranca aktuale. E ftoj dhe e pyes kryetarin e PS-se: perse nuk e vendos ne mocion mosbesimi kryetarin aktual ne Fier? Kjo ndodh, sepse nuk ka vota. Ndaj i them; mos blloko se shqiptaret nuk meritojne t'i bllokojme. Qytetaret e Dvoranit, qytetaret e mbare Shqiperise, kane derdhur e derdhin lumenj djerse, ne menyre qe ata te zene vendin e merituar ne Europe", - u shpreh Kryeministri. Kryeministri ka komentuar dhe deklaratat e bera nga kreu i PS-se ne takimin e zhvilluar ne Elbasan me Forumin e Gruas. Ai ka theksuar se keshilltari qe i jep ide Rames eshte perjashtuar nga PD-ja pikerisht se u mor me fotot intime te tij. "Z. Rama kishte mbledhur dje grate socialiste ne Elbasan dhe u thoshte se; "ne 2005-n, Kryeministri na u paraqit ne nje fotografi i krehur mire e me duar te pastra". Une do t'i them ketu para jush, mos u merr me fotografite, sepse ai keshilltari yt qe te jep keto ide eshte perjashtuar nga PD-ja, vetem e vetem se u mor me fotot e tua intime. Mos degjo ate. Jepu alternative qytetareve. Fotot jane te shkuara, ne te shohim drejt te ardhmes", - u shpreh Berisha. Ne takimin me fermeret, Kryeministri ka theksuar se qeveria do te mbeshtete zhvillimin e zonave rurale duke u ardhur ne ndihme banoreve te zones me projekte. Kreu i mazhorances ka komentuar qendrimet e kreut te PS-se edhe ne ceremonine e zhvilluar paraditen e djeshme ne inaugurimin e shkolles se mesme "Isuf Dalipaj" ne Mollaj. Duke i cilesuar si te pabaza akuzat e kreut te PS, Berisha u shpreh se asnje ceshtje nuk eshte me serioze se arsimi. "I nderuar ish-kryetar i bashkise se Tiranes, dua te njoftoj qytetaret e Korces, qytetaret shqiptare, se gjate mandatit tuaj, qeveria e Sali Berishes u akordoi juve, si kryetar bashkie, 2.1 miliarde leke per te ndertuar shkolla ne Tirane, jo nje, por 17 shkolla, ne menyre qe vogelushet, femijet ne Tirane te ulen ne banka, ne klasa normale dhe jo me 50 nxenes. Cfare ndodhi, zoti ish-kryetar, me ato para? Ato para nuk i shfrytezove dot per shkolla", - tha Berisha. Ai shtoi se me parate qe iu dhane kreut te Bashkise se Tiranes, Rama, nderoi vetem 7 nga 17 shkolla. Ai shtoi se kjo strategji beri qe sot shkollat ne Tirane te kene nga 45 nxenes. "Kjo ndodhi, sepse ty nuk te lane trojet, trojet i hanin "Fidelet e tu" per pallate shumekateshe, ndersa femijet nuk kishin mundesi te bertisnin per trojet, as te paguanin ryshfete per trojet, ndaj dhe mbeteshin shkollat pa ndertuar. Pra, nuk duhet te merzitesh fare per faktin se une problemet me arsimin i trajtoj me mesuesit e vendit dhe me keta femije, te cilet kane tani detyren me te rendesishme te jetes se tyre, mesimin dhe edukimin ne shkolle", - u shpreh Kryeministri Berisha.