E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Berisha po politizon arsimin Qamil Xhani

Partia Socialiste ka reaguar dje per takimet e Kryeministrit Sali Berisha me nxenesit gjate ceremonive te inaugurimit te shkollave. Ne nje konference per mediat, anetarja e Kryesise dhe deputetja Ledi Shamku, u shpreh se fjalimet e Kryeministrit jane ne shkelje te ligjit per arsimin parauniversitar. "Sali Berisha perseri eshte kapur ne flagrance duke shkelur ligjet e ketij vendi. Ai po shkel ne menyren me te papranueshme ligjin Nr. 69/2012 per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise, Neni 8 dhe Neni 32 pika 4, te miratuar me konsensus jo me larg se qershori ketij viti. Sipas ketyre neneve, arsimi parauniversitar jo vetem eshte i depolitizuar, por ndalohet, ne menyre eksplicite dhe kategorike, organizimi ne keto institucione i veprimtarive partiake", - u shpreh dje Shamku. Ajo ka theksuar se Kryeministri po dhunon brezin e ri me fjalime politike, ku ne qender te tyre eshte lideri i PS-se. "Ky skandal i ri i Sali Berishes kalon permasat e shkeljes se cdo ligji apo kodi te ketij vendi, sepse Kryeministri po abuzon e po dhunon ne menyren me perverse ata qe cdo shoqeri e cdo familje jo thjesht ne Shqiperi, por ne boten mbare, i ka te shenjte e te paprekshem: Femijet", - tha ajo. Sipas deputetes se PS-se, takimet politike te Kryeministrit jane te ngjashme me ato qe zhvilloheshin para 22 vitesh. "Pamja qesharake e Sali Berishes teksa cirret e uleret perpara te miturve te mbajtur ne rresht mes diellit e vapes nga tabore truprojash e militantesh te pushtetit me dhune, i ka sjelle ndermend cdo prindi e qytetari shqiptar imazhet e regjimit, te cilit Sali Berisha i sherbeu per plot 22 vjet si sekretar partie", - u shpreh Shamku. Ajo ka theksuar se drejtuesit e shkollave dhe drejtorite arsimore jane duke shkelur ligjin dhe ka shtuar se do te mbajne pergjegjesi ligjore. "U kujtojme te gjithe atyre zyrtareve te shtetit shqiptar, drejtoreve te shkollave, kryekomunareve, kryebashkiakeve, drejtoreve te drejtorive arsimore dhe drejtuesve te Ministrise se Arsimit, por edhe vete mesuesve, si nepunes te ketij shteti, se duke kontribuar ne organizimin e ketyre abuzimeve jane duke shkelur ne menyren me flagrante e me te rende ligjet e ketij shteti", - u shpreh deputetja e PS-se, Shamku. Nga ana tjeter, ajo u ka bere apel dhe prinderve dhe nepunesve lokale qe te distancohen nga keto takime te kreut te qeverise. "U bejme thirrje te gjithe prinderve, si edhe nepunesve te shtetit, mesuesve dhe drejtuesve lokale, te distancohen nga keto akte te papergjegjshme te Kryeministrit dhe te protestojne ne menyre civile ndaj kesaj pedofilie politike te Sali Berishes", - u shpreh deputetja e PS-se, Ledi Shamku.

Qendrimi i PS per takimet

Partia Socialiste gjate javes se fundit ka bere disa deklarata ne lidhje me takimet e Kryeministrit Sali Berisha gjate inaugurimit te shkollave. Dy dite me pare, kryesia e kesaj force politike doli me nje deklarate ku denonte aktivitetin e Kryeministri te vendit. Ndersa kreu i PS-se, Edi Rama, ne nje takim me grate e PS-se ne Elbasan u shpreh se ishte e papranueshme retorika politike ne takimet ku marrin pjese femijet. Sipas tij, Kryeministri nuk duhet te merrte pjese ne inaugurimin e shkollave. Rama shtoi se ndertimi i shkollave eshte pune publike qe nuk lidhet me aktivitetin kryesor te Kryeministrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›