E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Përgjigjet për pyetësorin, në shkurt

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka përshëndetur edhe njëherë vendimin e vendeve anëtarëve të BE-së për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ndërkohë kryeministri Berisha ka kërkuar nga administrata që përgjigjet e pyetësorit të KE-së të jenë gati deri në fund të shkurtit. Nëse ky dokument dërgohet në Shqipëri në 15 dhjetor atëherë duhet të bëhet ç'është e mundur që pyetësori të jetë gati deri në fund të shkurtit" theksoi Berisha. Ai shtoi gjithashtu se administrata duhet të punojë fort që të përpilojë pyetësorin në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më korrekte. Berisha gjithashtu theksoi se do të merren masa që ky dokument kaq i rëndësishëm të jetë disponibël sa më parë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit.
Ndërkohë Berisha ka ripërsëritur edhe njëherë se vendimi i BE-së është një vlerësim për arritjet të këtij vendi së pari në ndërtimin e demokracisë dhe konsolidimin e saj. Ai gjithashtu theksoi se vendimi është edhe në sajë të reformave politike duke përmendur reformën zgjedhore. Gjithashtu Berisha i bëri edhe një herë thirrje opozitës për të bashkëpunuar për çështjet themelore të vendit. Berisha theksoi gjithashtu se vendimi është marrë në sajë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vendet anëtare të BE-së i vlerësuan këto zgjedhje duke shtuar se Rama nuk duhet t'i lexojë ndryshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›