E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, hyri në një provim vjeshte

Kryetari i PS-së Edi Rama e ka cilësuar thirrjen e kryeministrit Berisha për bashkëpunim si një provokim të radhës për opozitën. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se opozita nuk ka çfarë të festojë me Berishën pasi ai është i vetmi fajtor për vonesën e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat duke theksuar se Berisha pranoi të futej në një provim vjeshte. Rama gjithashtu ka theksuar se Berisha duhet të kërkojë falje për raportin e korrupsionit dhe për vonesën e shqyrtimit të kërkesës nga BE-ja duke shtuar se Shqipëria është një prej vendeve që përgjigjja për shqyrtimin i është dhënë 7 muaj me vonesë dhe kjo për fajë të keqqeverisjes së Berishës.
"Bashkimi Europian e hapi derën për ta futur Shqipërinë në provim e bëri jo për Berishën por se është koha e fundme për një vend të tërë që duhet të ishte në krye të proceseve të integrimit të Ballkanit" theksoi Rama.
Gjithashtu rama ka theksuar se Bashkimi Europian është e tronditur nga të dhënat e publikuara nga TIA për një vend që i ka shtrirë dorën miqësisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›