E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përkushtim ndaj betejës për barazinë gjinore

Kryeministri Berisha shprehu të dielën vendosmërinë se qeveria do të vazhdojë me përkushtim betejën dhe përpjekjet për vendosjen e barazisë midis gruas dhe burrit. Zyra e shtypit pranë Qeverisë bëri të ditur se në një mesazh urimi drejtuar nënave dhe grave me rastin e 8 Marsit, Kryeministri Berisha garanton se "qeveria do të vazhdojë me përkushtim të madh betejën dhe përpjekjet derisa në shoqërinë shqiptare të vendoset barazia reale midis motrës dhe vëllait, midis burrit dhe gruas, midis nënës dhe babait". Në urimin e Tij në këtë ditë festive për të gjithë shqiptarët, Kryeministri Berisha shpreh mirënjohje për kontributin dhe rolin e grave në jetën e vendit si dhe siguron beteja dhe përpjekje të pandërprera për barazinë gjinore, kusht i vetëm për një shoqëri më të emancipuar. "Është dhe do të jetë kjo një betejë themelore e qeverisë time, betejë për emancipimin e shoqërisë dhe zhvillimin e harmonishëm të shoqërisë shqiptare", thekson Kryeministri Berisha në mesazhin e urimit drejtuar grave dhe vajzave në mbarë Shqipërinë me rastin e 8 Marsit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›