E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Privatizimi i OSSH, qeveria kreu procedura abuzive

Andis Harasani

Tiranë, 8 mars 14:47 NOA – Partia Socialiste (PS), hodhi sot në mesditë akuza ndaj qeverisë se ajo ka abuzuar në lidhje me procesin e privatizimit të OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes).

Vendimi i para dy ditësh i qeverisë shqiptare, sipas PS, ka ulur me më shumë se 50 për qind vlerën e operatorit të shpërndarjes.

Andis Harasani, deputet i PS, deklaroi se borxhet i kalojnë KESH sh.a., asetet i kalohen OSSH dhe kështu me radhë ulen dhe detyrimet e OSSH.

Për Harasanin, i gjithë procesi është “një provë tjetër e paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë Berisha, ashtu siç është dhe provë e mendjelehtësisë me të cilën procese të tilla të ndërlikuara janë ndërmarrë nga ana e berishianëve të paaftë”.

Këtu, Harasani kujtoi se “nëse katër vite më parë OSSH regjistronte një fitim mbi 100 milionë euro, sot ajo shitet për gjysmën e këtij fitimi njëvjeçar”,

Në këtë pikë, përfaqësuesi socialist, vlerësoi: “Katër vjet të tjera si këto që mbarojnë në 28 Qershor nuk i duhen më Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›