Tiranë goditet me thikë 23 vjeçari, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Laknas në Tiranë. 23 vjeçari Alfred Shkurti është qëlluar me thikë nga një 14 vjeçar me inicialet G.M. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 14 vjeçarit. Sipas informacioneve të marra krimi ka ndodhur pas një sherri për motive të dobta. Mësohet që Alfred Shkurti ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.