E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përmirësimi i legjislacionit, lufton terrorizmin

Dixhitalizimi i regjistrave të noterëve por edhe përmirësimi i mëtejshëm i legjislacionit janë cilësuar nga kryeministri Berisha si mënyra më e mirë për të luftuar terrorizimin dhe pastrimin e parave. Gjatë punimeve të kongresit të parë të noterëve , para 310 noterëve shefi i qeverisë tha se në këtë mënyrë do të sigurohet dhe transparenca e kërkuar në këtë proces.

" Shërbimi juaj ka një rëndësi jetike në luftën kundër krimit finaciar dhe larjes së parave. Çfarë tregojnë të gjitha analizat të lidhura me terrorizmin? Terrroizmi ka një mekanizëm pa të cilin nuk mund të ekzistoj dhe kjo është larja e parave. Kontributi juaj në këtë fushë është vendimtar. Lufta kundër larjes është një luftë për sigurinë dhe siguria është më e para për çdo vend, për çdo shoqëri. Nuk ka rrugë më të sigurtë për të parandaluar kriza ekonomike, për të përshpejtuar zhvillimin e një vendi sesa përpjekja për garantimin e lirisë së tregut dhe ajo në themel ka konkurencën e lirë, dhe në këtë kontekst ju me zyrat tuaja keni rëndësi të kontribuonin në një nga sektorët më të rëndësisishëm” shtoi më tej Berisha.

Duke folur në këtë takim ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka cilësuar noterët aktorë kryesore të sistemit të drejtësisë që luajnë rol të rëndësishën në procesin integrues të vendit. “Profesioni juaj është aq i vjetër sa Egjipti i lashtë. Puna juaj kontribuon për të garantuar sundimin e ligjit që është shtylla kryesore e demokracisë. Sektori i notërisë është pjesë e procesit të integrimit dhe kjo nënkupton një kod të theksuar të etikës. Do të inkurajojë qeverinë të dixhitalizojë regjistrat e noterëve” theksoi Sequi.
 

Nga ana tjetër ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth propozoi që noterëve tu kalohen disa kopetenca të gjykatave për të ofruar më tepër siguri në këtë fushë. “Në bazë të vëzhgimeve të aktivitetit të gjykatave nga OSBE dhe në veçanti të ngarkesës së tyre, mund të merret në konsideratë transferimi i disa kompetencave nga gjykatat tek noterët si dhënia e vërtetimeve të trashëgimisë apo rregjistrimi i organizatave joqeveritare” theksoi Wolfarth.
 

I pranishëm në këtë aktivitet ministri i drjetësisë Eduart Halimi ka folur për procedurat e dixhitializimit të regjistrit të noterëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›