E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: PD-ja anuloi pikën që kishim rënë dakort

Socialistët kanë sqaruar qëndrimin e tyre të mbajtur në komisionin për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri theksoi në një konferencë për shtyp se PD-ja e quajti të papranueshme pikën e nenit për hapjen e materialeve zgjedhore.
 

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për nenin 116 të draftit ku është rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në KQZ gjatë procesit të ankimimit.

 “Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakort që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakort. Pala demokrate e mohon këtë, duke thënë se nuk është teksti që është rënë dakord, ndërkohë që mjafton të thonë se cfarë teksti kanë shpërndarë. Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: "kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit, kishim rënë dakord, kemi komunikimet e ekspertëve, teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord”- tha ai.

Sipas tij, kjo kthesë bën që kapitulli për numërimin elektronik dhe marrëveshjen për të eliminuar materialin zgjedhor që e kanë hedhur poshtë të ndryshojë punë. “Do të kthehet nga e para materiali zgjedhor në vendin e numërimit të votave që do sjellë vonesat që ne duam t`i shmangim” Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet" shtoi më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›