E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Gjinkuri: PD kundërshton marrëveshjet

Damian Gjiknuri

Debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore për procedurën e hapjes së kutive të votimit.

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, theksoi se PD-ja e quajti të papranueshme pikën e nenit për hapjen e materialeve zgjedhore.

Gjiknuri ka sqaruar se bëhet fjalë për nenin 116 të draftit ku është rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në KQZ gjatë procesit të ankimimit.

Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakord. Pala demokrate e mohon këtë, duke thënë se nuk është teksti që është rënë dakord, ndërkohë që mjafton të thonë se çfarë teksti kanë shpërndarë. Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: “kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit. Ne  kishim rënë dakord, gjithashtu dhe teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord- tha ai.

Sipas tij, kjo kthesë bën që kapitulli për numërimin elektronik dhe marrëveshjen për të eliminuar materialin zgjedhor që e kanë hedhur poshtë të ndryshojë punë. Do të kthehet nga e para materiali zgjedhor në vendin e numërimit të votave që do sjellë vonesat që ne duam t`i shmangim Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet-  shprehet Gjiknuri.
/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›