Berisha-Pescante: Shqipëria po ecën drejt BE-së
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Mario Pescante, deputet i Parlamentit Italian dhe kryetar i Komisionit të çështjeve Europiane, si dhe Nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Kryeministri e uroi mikun e nderuar me rastin e dekorimit të tij nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”, për kontributin e veçantë të dhënë në zhvillimin e lëvizjes olimpike në Shqipëri dhe për forcimin e komitetit të saj olimpik. Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e gjithanshme të Italisë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe veçanërisht në realizimin e projektit të madh të integrimit të Shqipërisë në BE. Deputeti Mario Pescante shoqërohej në takim nga ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri, Massimo Gaiani.
...