E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Piktori i dështuar argument kleptokratik; “Ne s’do vjedhim se paratë ua kemi lënë aleatëve”

03-08-2013 / Gazeta 55

Denoncimit të kryeministrit Berisha për ekipin e korruptuar të mazhorancës së re, Edi Rama iu përgjigj se PS ka vetëm administratën në dorë, ndërsa investimet (paratë) i kanë aleatët e tij në qeverisje

Kryeministri Sali Berisha e cilëson argument fund e krye kleptokratik nxitimin e kreut të PS, Edi Rama për t’i zhveshur ministrat e PS nga akuzat për korrupsion, pasi ministritë e parave do t’i ketë LSI. Në një mesazh në Facebook, Berisha thotë se me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik. “Mos kujtoni se do vjedhim! Paratë ia kemi lënë LSI! E bukur, bindëse!”, ironizon Berisha. “Statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë me në krye Piktorin ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij “Shqip”. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqitën në status për ministrat e kabinetit të tij “kleptokracia”, Piktori botoi sot në faqe të parë ministrat socialistë, kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë). Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund te abuzojnë vetëm me 20% te buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik!”- deklaron kryeministri Sali Berisha. Dy ditë më parë kreu i qeverisë Berisha e cilësoi ekipin e ri të Edi Ramës si më të korruptuarin që ka mundur të instalohet ndonjëherë në vend, duke denoncuar dhe aferat në të cilat janë përfshirë Rama dhe Ministrat e rinj. “Nga Edi Rama, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Erjon Veliaj etj, përbëjnë lukuninë e korrupsionit”- tha kryeministri, ndërsa për secilin prej tyre përmendi abuzimet nga vjedhja e thesarit të shtetit, kontrabanda e ilaçeve, përfitime si tenderë në mënyrë të paligjshme, vjedhja e financave të lëvizjes MJAFT apo edhe vjedhja e 10 milionë eurove kompanisë Albtelekom. Këto janë vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›