Berisha: Plotësimi i standardeve për liberalizimin e vizave brenda nëntorit

Liberalizimin e vizave, Berisha e vlerësoi si një akt dhe një arritje historike jo vetëm kombëtare, po edhe individuale për çdo qytetar shqiptar. Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka premtuar marrjen e një sërë masahs, çka do të bëjë të mundur përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Berisha tha se do të forcohet kontrolli ndaj kufijve në të gjithë vendin.“Do të merren masa për menaxhimine e integruar të kufijve. Për këtë janë vendosur dhe do të vendosen sistem kamerash në të gjitha pikat kufitare. Liria rritet ndërsa kontrolli forcohet”, theksoi Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryeministri tha se të gjitha kërkesat specifike të BE-së që kanë lidhje me kontrollin e kufijve do të plotësohen brenda muajit nëntor. Gjithashtu, ai tha se deri më tani janë shpërndarë 180 mijë pasaporta biometrike, një tjetër kusht ky i kërkuar nga BE-ja.
...