Berisha: Po finalizojmë projektin e Shqipërisë dixhitale

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se është drejt finalizimit projekti më i rëndësishëm, ai i Shqipërisë dixhitale.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me me Sekretarin e Përgjithshëm të ITU-së, (unioni ndërkombëtar të telekomunikacionit) Hamadoun Toure, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndërhyjë për të normalizuar çmimet e internetit në vend.
“Ne do normalizojmë tregun e internetit dhe do të bëjmë ç`është e mundur që çmimet të jenë afër normës. Ne nuk kontrollojmë tregun por një lloj etike duhet të ketë” tha Berisha.
I pyetur nga mediat në lidhje me vendimin e Parlamentit të kosovës për të përdorur prefiksin e Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi se në parim është dakort me këtë ide por kjo gjë duhet të të studiohet më gjerësisht.
Ndërsa në lidhje me këtë propozim, Sekretari i Përgjithshëm të ITU-së, Hamadoun Toure theksoi se nëse ky propozim do të vihet në zbatimi atëherë ky do të ishte një rast i paprecedentë. Sipas tij në lidhje me këtë duhet të vendosë unioni i telekomunikacionit