E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Po pergatitet paketa per rritjen e pagave e pensioneve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së qeveria po përgatit paketën e rritjes së rrogave e pensioneve. Duke nënvizuar se mirëqenia e qytetarëve është qëllimi ynë kryesor. Kreu i qeverisë tha se është duke përgatitur paketa e rritjes së rrogave dhe pensioneve, pasi ky është ndër premtimet kryesore që ka bërë PD-ja kur erdhi në pushtet dhe e ka mbajtur si premtim.

Kryeministri tha se tij rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë shtylla kryesore e qeverisë së kësaj mazhoranca që nga ardhja e saj në pushtetet në 2005 ndërsa shtoi se ajo do të vijojë të mbetet objekti i punës së qeverisë për aq kohë sa shqiptarët do ta votojnë.

“Para se të vinte në pushtet PD-ja rrogat e qytetarëve ishin ët ulëta. Ne vendosëm të ndryshonim sistemin, ta përmirësojmë jetesën. Qeveria jonë ka mbajtur të gjitha premtimet e dhëna qytetarëve. Ja dolëm që çdo rrogë të qytetarëve ta dyfishojmë. Me shpallëm objektiva ambiciozë për pagat edhe pensionet dhe i realizuam. Ne morëm angazhime maksimale brenda 4 viteve”, deklaroi kryeministri.
Ai përmendi rritjen e pagave në disa sektorë, si shëndetësia, arsimi, por edhe pensionet e fermerëve të cilat janë dyfishuar, pro që do të rriten më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›