E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Komisioni i Venecias mund te shpetoje zgjedhjet e 8 majit

Deputeti i Partise Socialiste Blendi Klosi ka paraqitur faktet qe sipas tij tregojne manipulimin e rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Klosi ka denoncuar mos rakordimin e numrit te votuesve me fletet e votimit te gjetura ne kuti.

Gjate deklarates per shtyp Klosi u shpreh se PS mirepret sugjerimin e nderkombetareve per marre asistencen e Komisionit te Venecias lidhur me debatin per fletet e kontestuara apo te hedhura ne kutite e gabuara. Mirepresim propozimin per perfshirjen e Komisionit te Venecias ne perpjekje per te shpetuar zgjedhjet e 8 majit. Per te dhene opinionin e kualifikuar dhe te pakorruptuar u shpreh Klosi.

Sugjerimin per marrjen e nje ekspertize me te kualifikuar ligjore dhe te balancuar e ka propozuar Eduard Kukan kreu i delegacionit per Ballkanin Perendimor ne Parlamentin Evropian.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›