E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpend Ahmeti Partite e medha ne Kosove kane frike nga opsionet e reja politike

Ne Kosove tashme kane filluar pergatitjet per zgjedhjet parlamentare ndonese ende nuk eshte e qarte nese ato do te mbahen me 13 shkurt te vitit te ardhshem apo edhe brenda ketij viti. Skenes politike po u shtohen edhe nisma te reja politike sic eshte formacioni i ri qe veten e quan Fryma e Re. Nje nga drejtuesit e kesaj force te re politike Shpend Ahmeti ne nje interviste me korrespondentin e Zerit te Amerikes ne Prishtine Besim Abazi thote se partive te medha po u ngutet te mbajne zgjedhjet per shkak te frikes nga forcat e reja politike.


Zeri i Amerikes Zoti Ahmeti ju keni vendosur te hyni ne garen zgjedhore ne nje kohe kur Kosova eshte ne krize institucionale. Keto koncepte a po ndeshen me njeri tjetrin

Shpend Ahmeti Kriza institucionale eshte vetem nje simptome e nje krize te vazhdueshme qe ka filluar jo para nje muaji me doreheqjen e presidentit por ka filluar vite te tera ku Kosova po keq qeveriset dhe eshte duke shkuar ne drejtimin e gabuar. Dhe kjo eshte ajo qe perputhet me daljen tone apo hyrjen tone ne politike si koncept i ri sepse perfundimisht kemi vendosur qe ti themi mjaft me keqqeverisjes dhe te shohim se si mund ta mobilizojme Kosoven per nje ndryshim te qeverisjes sepse definitivisht kane ardhur kohera te tjera per Kosoven ku kualiteti i jetes ne Kosove eshte shume i ulte ate e dine te gjitha qytetaret e Republikes se Kosoves. Prandaj ky eshte koncepti. Te shohim se si mund tia ndryshojme kahjen.

Zeri i Amerikes Cilesia e jetes si do te ndryshohet nga Fryma e Re si mendoni ta ndryshoni kete

Shpend Ahmeti Ne mendojme se ka ardhur koha perfundimisht qe te mos vazhdojme vetem me kritika se si eshte bere nje gje keq apo tjetra po te japim edhe zgjidhje se si mund te permiresohet. Dhe shtyllat e programit tone politik jane shtyllat qe flasin per zhvillim ekonomik qe eshte nje prej problemeve ne mos problemi me i madh i Kosoves qeverisja e mire dhe lufta anti korrupsion domethene e kremi krijuar imazhin e nje shteti me te korruptuar ne Ballkan pastaj e kemi mireqenien te ardhmen evropiane dhe investimet ne arsim. Keto jane gjerat qe po i preokupojne te gjithe ata qe jetojne ne Kosove dhe ky eshte koncepti pra qe te ofrojme zgjidhje duke i terheqe prane vetes ekspertizen por edhe nje kisha me e quajt nje opsion te paster nga bagazhi i keq politik qe eshte krijuar keto vitet e fundit posacerisht.

Zeri i Amerikes Te marten do te votohet ne Parlamentin e Kosoves mocioni i mosbesimit ndaj qeverise nje mocion i cili nese kalon mund ta coje vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme. Si i vleresoni keto zgjedhje care prisnin prej tyre dhe a jeni te gatshem per to

Shpend Ahmeti Ne kur kemi hyre ne politike e kemi ditur dhe kemi hyre me planin qe zgjedhjet do te mbahen ne dhjetor. Prandaj kjo nuk eshte nje surprize per neve edhe pse po e shohim se dy partite politike ne pushtet po nguten qe te kete zgjedhje sa me shpejt. Kjo eshte sepse kane frike nga opsionet e reja qe kane dale ne tregun politik kosovar dhe po e shohin edhe gjendjen neper komunat e Kosoves ku eshte ata qe kane votuar militantet me te medhenj te PDK-se LDK-se po edhe AAK-se e kane pare se ndoshta eshte koha qe te ndryshojne qeverisjen ne Kosove. Prandaj FER-i sa i perket se a jemi gati ne apo jo ne nuk po i bejme kete pyetje vetes po e shtrojme tek qytetaret e Kosoves tek shtetasit e Republikes se Kosoves a jane ata gati qe te ndryshojne duke e pare krejt kete cfare po ndodhe rreth tyre.

Zeri i Amerikes Dhe ju mendoni se ata jane te gatshem ta ndryshojne permes jush

Shpend Ahmeti Mendoj se Kosova eshte e gatshme te ndryshoje pikerisht per shkak se po te presim edhe kater vjet te tjera duke u ankuar dhe duke rene edhe me tutje ne deshperim me kete cfare po shohim mendoj se pas kater vitesh do te jete edhe me veshtire te ndryshohet ndonje gje. Prandaj momenti eshte tani. Po e shohim se kulminacioni i deshperimit ne Kosove ka ardhur ne maksimum. Domethene kemi rene ne po e quajme ne piken zero te Republikes se Kosoves si shtet dhe kjo eshte koha qe te fillojme te mendojme ta levizim Kosoven ne drejtimin e duhur. Ne po e ofrojme vetem nje hapesire ku njerezit mund ta ndjejne veten pjese e frymes se re qe te tregojme se se bashku Kosova ka dite qe ti thote mjaft keqqeverisjes edhe me heret ka dite ti thote jo se keqes edhe me heret. Edhe kesaj here mendojme se do ti thote mjaft mirepo per here ndoshta te pare ne historine tone duhet tu themi bashkekombesve tane prej te cileve me se paku e kemi pritur qe ta sjellin Kosoven ne kete gjendje qe eshte sot.

Zeri i Amerikes A ka hapesire te duhur per nje proces te mire zgjedhor ne Kosove

Shpend Ahmeti Ne e kemi potencuar ne pyetjen se a eshte FER-i gati ne kemi thene se a ka kohe mjaft qe te pergatitemi per zgjedhje. Ne anen tjeter menyra se si u kaluan ndryshimet e ligjit per dy dite ku nje dite diskutohet degjimi i pare e te nesermen degjimi i dyte eshte praktike qe nuk e shohim as ne vendet me jodemokratike ne bote. Domethene ka nje nguti teper te madhe qe te shkohet ne zgjedhje. Kjo mendoj se do tu kthehet si bumerang partive aktuale ne pushtet sepse mendoj qe te gjithe po e shohin se eshte fjala per interesa te ngushta jo te ketyre partive por te nje grupi njerezish brenda ketyre partive. Ne e kemi ngritur kete ceshtje edhe ne takimet tona me perfaqesuesit e shteteve te quintit si dhe kemi shfaqur kete arsyetim edhe tek Parlamenti Evropian por edhe ne Washington qe te gjitha pergatitjet e duhura te behen qe te kete monitorim te mjaftueshem qofte lokal qofte nderkombetare ne diten e zgjedhjeve dhe ne jemi te gatshem te bashkepunojme me cdo parti tjeter qe eshte e interesuar qe zgjedhjet ate dite te jene fer.

Zeri i Amerikes Pervec bashkepunimit per zgjedhje te mira a keni menduar per bashkepunime te metejshme

Shpend Ahmeti Nuk eshte koha qe te mendojme per ato. Gjithmone po na shtrohet pyetja se a jemi te gatshem per nje koalicion parazgjedhor me keto parti. Ne po kerkojme ndryshim ne Kosove dhe po e kerkojme voten e qytetarit te Kosoves duke thene se eshte keq qeverise dhe nuk do te ishte fer nga ne qe tani te flasim per koalicione me partite apo me njerezit qe e kane sjelle Kosoven ne kete gjendje. Prandaj nuk po mendojme fare per ato koalicione

Zeri i Amerikes shte hipotetike por nese fitoni ne keto zgjedhje me dike duhet te beni qeveri. Kush do te mund te ishte ai partner

Shpend Ahmeti Partnere mund te jene vetem ata qe nuk kane pergjegjesi per situaten e krijuar tashme ne Kosove. Domethene nuk po qes krejt partite dhe anetaresine e atyre partive dhe krejt elektoratin ne nje thes por ata qe jane pergjegjes per Kosoven ku eshte sot ne kete aspektin e keq jo ne aspektin e mire por ku jemi sot me korrupsion me kete gjendje te rende ekonomike ata nuk mund te bejne koalicion apo bashkepunim me FER-in.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›