E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lë spitalin pacienti anglez i dyshuar me malarje

Pacienti me origjinë angleze, është shtruar në spital me simptoma të kësaj sëmundjeje pak ditë më parë. Rasti i dyshuar për malarje, ka qenë i importuar nga jashtë, pasi pacienti ishte misionar në Afrikë 

TIRANE-Lë spitalin Infektiv në kryeqytet pacienti i dyshuar për malarje. Mjekja infeksioniste Najada Çomo, e cila ka ndjekur pacientin, është shprehur se vendimi për të lënë dhomën e izolimit është marrë pasi ai ka shfaqur shenja përmirësimi. Pacienti me origjinë angleze, është shtruar në spital me simptoma të kësaj sëmundjeje pak ditë më parë. Nisur nga të dhënat klinike, personi është mbajtur nën vëzhgim të rreptë mjekësor, ndërkohë që ISHP ende nuk ka publikuar rezultatin e analizave, pasi pritet konfirmimi nga laboratori i referencës në Itali. Rasti i dyshuar për malarje, ka qenë i importuar nga jashtë, pasi pacienti ishte misionar në Afrikë, ndërsa ai vetë ka deklaruar se ethet e sëmundjes i ka kaluar edhe dy herë të tjera. Autoritete të shëndetit publik, kanë deklaruar se në këto vite nuk kanë munguar raste sporadike të shfaqjes së malarjes në Shqipëri, por duke qenë se në Shqipëri mungon mushkonja që përhap infeksionin, rastet nuk përbëjnë rrezik për shpërthim epidemiologjik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›