E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Politika i eshte kthyer normalitetit ne parlament Eva Gjura

Synimi i Shqiperise eshte realizimi i reformave qe kerkon Brukseli per integrimin ne familjen europiane dhe kjo do te behet duke bashkepunuar me opoziten, e cila i eshte kthyer normalitetit te saj ne parlament. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha duke iu pergjigjur interesit te medieve qe ndoqen punimet e Konferences; "Ballkani Drejt Integrimit Europian", organizuar nga Grupi i PPE-ve ne Parlamentin Europian ne Bruksel. Kryeministri ka premtuar se qeveria do te beje gjithcka per te permbushur detyrimet e saj. "Bindja ime eshte se qeveria do te beje gjithcka per te permbushur detyrimet e saj. Deri tani, une mund te them se opozita po permbush detyrimet e veta. Ky eshte vleresimi im. Qeveria po punon intensivisht per te permbushur detyrimet dhe po i permbush ato. Natyrisht, ky eshte nje proces qe po persoset ne menyre te vazhdueshme, por qeveria po punon me seriozitetin me te madh ne te gjitha fushat, ne menyre qe te permbushe standardet e kerkuara", - eshte shprehur kryeministri Berisha. Gjithashtu, kryeministri ka shprehur mirenjohjen e tij te thelle per interesin e madh qe ka treguar grupi parlamentar i PPE ndaj Shqiperise dhe zhvillimeve ne kete vend. Shqiperia, nenvizoi Kryeministri, nuk synon gje tjeter me te madhe se integrimi europian, nje proces i cili duhet mbeshtetur teresisht mbi performancen. Me tej, Kryeministri ka deklaruar se Shqiperia ka pasur nje rruge te mundimshme, por qe ka qene nje rruge perparimi. Pas dy vitesh me probleme unike, jeta parlamentare tani eshte krejtesisht normale, u shpreh Kryeministri, ndersa siguroi se gjithmone eshte udhehequr nga parimi i respektit te plote ndaj opozites. Kryeministri theksoi se pas zgjedhjeve lokale, jeta parlamentare eshte kthyer plotesisht ne normalitet, opozita ka pranuar gjithcka eshte propozuar, u arrit nje marreveshje qe deri tani eshte respektuar plotesisht nga te dy palet dhe po procedohet me reformat e ligjeve qe kane nevoje per 3/5 e votave per t'u miratuar. Duke shprehur bindjen e tij te thelle se procesi i integrimit eshte jetesor per qytetarin shqiptar, Kryeministri siguroi se qeveria eshte e angazhuar dhe po punon per integrimin e vendit, reforma elektorale ka perparuar shume, reformat e tjera kane perparuar, jeta ekonomike u shpetoi ndikimeve te krizes financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 %. Berisha ka falenderuar PPE per ndihmen e dhene per te zgjidhur ngercin me opoziten. "E vertete eshte se opozita nuk ka qene asnjehere nje opozite antieuropiane. Por ata luftuan, duke mos votuar ne parlament dhe kujtuan se, nepermjet kesaj, ata do te penalizonin qeverine dhe se do te perfitonin nga kjo. Por ky ishte nje gabim, por tani po punojme bashkerisht ne nje klime normale, duke treguar konstruktivitet dhe reciproritet dhe, vjeshten e shkuar, u arrit nje marreveshje nga te dy palet", - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›