E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysni Milloshi: Gati per aleance me Bamir Topin

"Partia Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama, i ka perdorur gjithmone aleatet vetem per interesat e saj te ngushta dhe asnjehere nuk e ka pasur seriozisht qendrimin per t'i mbeshtetur kerkesat e tyre per reformen zgjedhore". Ne kete menyre i sheh Hysni Milloshi, kreu i Partise Komuniste te Shqiperise, marredheniet e selise roze me aleatet e saj te vegjel, te cilet kane shprehur hapur pakenaqesite e tyre ndaj kreut te opozites duke lene te hapur largimin nga koalicioni. Ai duket mjaft i pakenaqur nga lideri aktual i socialisteve, pasi ai tallet me te vegjlit, duke injoruar ne mase te gjitha kerkesat dhe pretendimet e tyre. Por, zgjidhja, ne keto kushte, sipas Hysni Milloshit eshte krijimi i nje poli te vertete brenda se majtes nga partite e rreshtuara aktualisht ne koalicion me Partine Socialiste. Madje, kete pol, ai e sheh nje mundesi te pranueshme per t'iu bashkuar edhe Partia Komuniste. Nderkohe, Milloshi komenton edhe zhvillimet brenda te djathtes. Si drejtues i nje force politike qe eshte refuzuar per t'u perfshire ne koalicionet e deritanishme zgjedhore, ai e sheh te mundshem edhe nje bashkim me partine e Bamir Topit, nese do te kete nje program te pranueshem per komunistet. Nga ana tjeter, Milloshi perjashton ne menyre kategorike nje koalicion me aleancen kuqezi te Kreshnik Spahiut, te cilin e portretizon si nje jashtetokesor. Pak kohe me pare, Milloshi ka deklaruar se Partia Komuniste nuk eshte parti elektorale, por ideologjike. "Komunistet nuk marrin kurre pjese ne zgjedhje se jane te bindur qe do te fitojne, por per te parashtruar programin e tyre dhe pse jo per te bere propagande ne keto kushte qe jetojme", - ka deklaruar Milloshi para pak kohesh. Milloshi ka bere me dije se ne vitin 2009, partia qe ai drejton nuk ka marre pjese pasi Kodi Zgjedhor kishte karakter diskriminues, fashist. "Po te ishim ne koalicion me Partine Socialiste ne ate kohe, ajo sot do ishte ne pushtet por ajo bashkepunoi per hartimin e nje kodi qe ne te mos merrnim pjese ne zgjedhje duke shpresuar qe votat tona do t'i kalonin Partise Socialiste", - ka thene Milloshi.

Milloshi:

Edi Rama tallet me aleatet, pasi asnjehere nuk e ka pasur seriozisht qendrimin per t'i mbeshtetur kerkesat e tyre per reformen zgjedhore. Nje zgjidhje ne keto kushte, do te ishte eshte krijimi i nje poli te vertete brenda se majtes nga partite e rreshtuara aktualisht ne koalicion me Partine Socialiste. Madje, ky pol eshte mundesi e pranueshme per t'iu bashkuar edhe Partia Komuniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›