Mblidhte skrap,bllokohetnë minierë 33 vjecari
POGRADEC-Një 33 vjecar ndodhet i bllokuar në një minierë në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Sipas burimeve zyrtare të policisë 33 vjecari Gerald Xhukellari ndodhet i bllokuar në galerinë ë minierës së braktisur të fshatit Vërdovë. Familjarët e Gerald Xhukellarit rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm kanë bërë denoncim në komisariat zhdukjen e tij. Familjarët kanë bërë me dije se 33 vjecari është larguar nga banesa rreth orës 17.00 të pasdites së djeshme dhe mendojne se ai ka shkuar ne galerinë e minierës së fshatit, për të nxjerrë hekur për skrap. Policia sqaron se ka nisur hetimet, ndërsa mënjëherë janë nisur drejt vendngjarjes forcat e Repartit të inspektim shpëtimit të minierave, (RISHM), për të ndërhyrë për nxjerrjen e të riut.
(jd/shqiptarja.com)
(jd/shqiptarja.com)