PD: Me Vishen, PS terhiqet nga akuzat per "Gerdecin"
Debate te gjata karakterizuan mbledhjen e djeshme te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku i pranishem ishte kandidati socialist per postin e anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Ardian Visha. Gjate seances degjimore, perfaqesuesit demokrate ne kete komision e cilesuan Vishen si nje kandidature te padenje per anetar te KLD-se, nuk ploteson kriterin e merites dhe eshte nje kandidature e mirefillte politike. Por, ashtu sic pritej, tema e debatit u perqendrua tek ceshtja e Gerdecit, pasi ndonese nje kandidature e PS-se, Visha theksoi faktin se Ministri i Mbrojtjes ne ate kohe, Fatmir Mediu eshte i pafajshem. Ndersa deputetet socialiste qe firmosen per te si kandidature per ne KLD, se ai eshte teresisht i fajshem. "Une kam bere detyren time si avokat ne mbrojtje te klientit tim, pra me ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar ate si e kam dashur dhe mundur, dhe njekohesisht kam besuar dhe vazhdoj te besoj ne pafajesine e tij", - u shpreh Visha per Fatmir Mediun para komisionit. Kaq mjaftoi qe anetaret e mazhorances te nisin komentet e tyre. Deputeti Gent Strazimiri, tha se nese PS sjell si kandidature Vishen dhe konceptin e tij per drejtesine, atehere duhet t'u kerkoje falje shqiptareve per akuzat e padrejta per Gerdecin. "Sot duhet t'ju themi nje te vertete shqiptareve dhe duhet t'u themi ate te vertete qe duhet te jete ose ajo e Edi Rames, ose kjo e zotit Visha. Nese sot sillni Ardian Vishen dhe konceptin e tij per sistemin e drejtesise dhe e keni seriozisht, duhet t'i kerkoni te falur, Sali Berishes dhe gjithe shqiptareve dhe cilindo qe keni akuzuar padrejtesisht ne lidhje me ate qe e quani krimi shteteror i Gerdecit. Do te thote qe ketu eshte akrobacia politike", - tha Strazimiri. Por, per socialistet, kandidati duhet te gjykohet per integritetin profesional dhe jo per mendimet personale per klientet e tij te vecante, si zoti Mediu. "Ne vazhdojme te mbajme te njejtin qendrim per ceshtjen e Gerdecit. Nuk ndryshojme absolutisht asnje presje nga qendrimi politik kushtetues dhe ligjor qe kemi mbajtur lidhur me kete ceshtje. Dhe ju nuk mund t'i ikni asaj pergjegjesie politike, nepermjet akrobacive te rastit apo te radhes", - replikoi nenkryetari i komisionit Fatmir Xhafa. Po keshtu, edhe Saimir Tahiri tha se ndonese eshte firmetar i kandidatures se Vishes, per postin e anetarit te KLD-se, kjo firme mua nuk e pengon per asnje cast te vazhdoje te kete konsideraten e tij politike per procesin gjyqesor ndaj Fatmir Mediut, dhe pergjegjesine e tij per ate ceshtje. "Por kam hedhur firmen per ju duke besuar ne profesionin dhe korrektesen tuaj, duke besuar ne fajesine e atyre qe jane marre me Gerdecin", - tha Tahiri. Me gjithe diskutimet e bera, mazhoranca ne komision votoi kunder Vishes. Por, ajo qe pritet, eshte rezultati i votimit te fshehte ne seancen e sotme plenare.