E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenca e KiE-së, moment historik për vendin

Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një moment historik marrjen e presidencës së Këshillit të Europës nga ana e Shqipërisë pasi përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së saj.

Duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për bashkëpunim me gjitha vendet në kuadër të misionit të Asamblese Parlamentare të KiE-së.

Kryeministri shqiptar gjithashtu ka bërë një panoramë të ecurisë së Shqipërise gjatë qeverisjes së tij ndërsa ka paraqitur edhe drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare . 

Ndërkohë Kryeministri Berisha pritet të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›