Idrizi: Çështja çame, më e rëndësishme se çdo post ministror

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se çështja çame dhe angazhimi total për t`i dhënë drejtësi kësaj është më e rëndësishme se çdo post tjetër ministror. Deklarata e Idrizit është bërë gjatë çeljes së javës çame ku kreu i PDIU-së u pyet nga mediat nëse ka pasur pretendime për ndonjë përfshirje në qeveri pas ndryshimeve të fundit.
“Bërja e varrezave të Kllogjerit është shumë më e rëndësishme se cdo përfshirje jonë në cdo post. Ne jemi këtu për varrezat monumentale të Kllogjerit dhe për të vënë drejtësi për Camërinë”- ka thënë Idrizi.
Sipas tij, pas një beteje 70-vjeçare të qarqeve antishqiptare, çështja çame e ka fituar luftën me kohën. “Ne jemi në një rrugë të përbashkët me gjithë shqiptarët për të vendosur drejtësi për çështjen çame” tha Idrizi.
Ndërkohë Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hapur sot javën çame me një sërë akvititesh në kujtim të 3000 shqiptarëve që humbën jetën nga genocidi çam.
Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë ka nisur sot dhe do të vazhdojë për 5 ditë me radhe deri më 30 qershor. Përgjatë gjithë javës janë planifikuar një sërë aktivitetesh të cilat nuk do të vendosin në qendër të vëmendjes dëshmitë e atyre që në moshë fare të vogël kanë parë masakrimin e të afërmve dhe janë detyruar të përshkojnë qindra kilometra nën armët e armiqve të tyre,në bukuritë dhe pasurinë historike të kësaj treve, në personalitetet e kombit tonë që janë nga Çamëria.