E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenti? Flas pas samitit të Çikagos

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së qeverisë se nuk ka ndërmend të dalë nga axhenda e deklaruar, dhe se me çështjen e presidentit të ri do të merret pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos.

Shkurtimisht, ai tha se ethet presidenciale kanë përfshirë dhe gazetarët.

Ethet kanë zbritur dhe në nivele analistësh, gazetarës, po unë i përshëndes, nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale në politikë.- tha kryeministri.

Samiti i Çikagos do të mbahet në datat 20 dhe 21 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›