E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenti? Rama të sjelle dhe 2 kandidatë, kushtetuta nuk ndryshon

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha dha sot pasdite një konferencë për shtyp ku pranoi tu përgjigjej interesit të gazetarëve për cdo lloj cështjeje. 

Presidenti
Interesimit sesi do të bëhet zgjedhja e Presidentit të Republikës, Berisha iu përgjigj se cdo lloj kandidature nga PS është e mirëpritur, porse zgjedhja do të bëhet vetëm konform Kushtetutës..
“Ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat, apo kandidaturën për president republike, por në cdo rrethanë, ne vetëm i vendosim ti japim vendit një president në përputhje me Kushtëtutën e Shqipërisë.

“Do jetë kandodat i mazhorancës, sikundër z Rama, është i lirë dhe i ftuar të paraqesë kandidatin e tij dhe nuk ka asnjë pengesë me firma të deputetëve të paraqesë 1 ose 2 kandidatë sipas dëshirës së tij. Ky nuk do jetë proces konfrontues.
nuk di ndonjë njeri, në kryesinë e PD nuk di ndonjërin që thuash se ky nuk ka kapacitetet për të qenë president i Republikës, vlerësimet janë individuale”, tha kryeministri.

Sipas Berishës, Kushtetuta nuk ndryshohet.
“Do të ishte qesharake, jo serioze që ne të zëvendësonim kushtetën me forma të tjera të paparashikuara. Periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5 morri fund në vitin 2008 me një marrëveshje për ndryshimin e kushtetutës së
Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid, relacioni që shoqëron atë ndryshim fakton se qëllimi më madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së shqipërisë në jnë elektroshok zgjedhor njëvjeçar. Vendi nga i cili u mor ky model kushtetuta ishte kushtetuta greke, një kushtetutë shumë e mirë përveç këtij neni. për këtë nen u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe ndodhi ajo që ndohi në Greqi”.

Oketa
Lidhur me largimin e Gazmend Oketës nga grupi i PD, Berisha theksoi se nuk i mban mëri për këtë vendim. Kryeministri theksoi se Oketa i kujton largimin e Namik Dokles nga PD. 

“Oketa ka bërë zgjedhje tjetër, unë nuk i mbaj mëri. Keqardhje kam se hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle nga PD. Kuvendi dhe muret e tij kanë memorie. Ndodhi në vitin 1991 që kurban për Ramiz Alinë, Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij. Në vitin 2012, kurban për Bamir Topin Oketa të marrë votën e tij. Këtë Oketa nuk duhet t’ia bënte vetes së tij”, deklaroi kreu i qeverisë.

Sipas Berishes, shkaqet e divorcit duhen kerkuar tjeterkund.
“Në memorien time Oketa, si deputet apo edhe kur ishte ministër, nuk ka ngritur kurrë probleme në mbledhjet e grupit. Të besoj unë se ish ministri i mbrojtjes ishte frikacak, kjo nuk më vjen për shtat me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem mes kolegëve. Shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund”, tha kryeministri.

Ndryshmet në qeveri?
I pyetur nëse do të kryente ndyrshime në qeveri nëse LSI ia kërkonte këtë, kryeminsitri tha: “LSI është në qeveri me marrëveshje. Jam i detyruar të respektuar vullnetin e saj në përputhje me përmasat e marrëveshjes”

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›