E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: Statusi në BE, vetëm pas përmbushjes së kritereve

KUKES - Nga qyteti i Kukësit ambasadorja gjermane në vendin tonë Carola Holtkemper ka komentuar mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për Serbinë, duke e quajtur atë një vendim që merret me kompromis nga të gjitha vendet anëtare.
Duke iu referuar procesit në tërësi, ku duhet të kalojë edhe Shqipëria, Holtkemper tha se për të marrë statusin e vendit kandidat, duhet të përmbushen kriteret politike të Kopenhagenit.

“Në Bashkimin Europian vendimet merren gjithmonë mbi bazë kompromisi. Ky është një koncept mjaft i rëndësishëm veçanërisht edhe për kontekstin shqiptar, pikërisht koncepti i kompromisit. Ju jeni në dijeni të pozicionit kritik që ka Gjermania lidhur me kërkesën dhe aplikimin e Serbisë dhe në lidhje me politikën e Serbisë në rajon dhe në tërësi. Por ne jemi pozicionuar gjithmonë për kompromisin. Ka nga ana tjetër edhe disa kritere të cilat duhet të përmbushen dhe nëse vlerësohet se ato janë përmbushur vetëm atëherë mund të flitet të çështjen e statusit të kandidatit.”- deklaroi ambasadorja Holtkemper.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›