Berisha: Presidenti Willson, ka qene gdhendur ne zemrat e shqiptareve Izaura Ndoj
Ne vigjilje te 100-vjetorit te Pavaresise, eshte peruruar statuja e presidentit amerikan Thomas Woodrow Willson ne sheshin qe mban edhe emrin e tij. Pas ekzekutimit te notave me himnin e Shqiperise dhe Amerikes, me prezencen e Kryeministrit Berisha, ambasadorit Arvizu, ministrit Bumci, kryebashkiakut Lulzim Basha, dhe personaliteteve te politikes dhe artit, u zbulua dhe shtatorja e realizuar nga Gentjan Tabaku. Sheshi Willson ne kryeqytet tashme ka ne qender te tij edhe shtatoren e Uoodrou Uillson, presidentit amerikan qe mbrojti te drejten e shqiptareve per te qene nje shtet i pavarur dhe sovran. Kryeministri Berisha, shprehu mirenjohjen per te gjithe presidentet amerikane qe kane ndikuar per ceshtjet e Shqiperise dhe Kosoves, sigurisht edhe per presidentin Willson, nje nga njerezit me te rendesishem qe kontribuan ne ruajtjen e territoreve te Shqiperise se pavarur. "Per Tiranen kryeqytetin e Shqiperise, per Shqiperine, por dhe kombin shqiptar ne trojet e tij dhe kudo qe ndodhen sot, kjo eshte nje dite shume e shenuar. Ne inaugurojme se bashku, shtatoren e Presidentit Woodrow Willson, presidentit shpetimtare te Shqiperise se Pavarur, burrit te madh, te cilin Fan Noli, qo ta quante "nje lis te madh, ne te cilin kombet e vogla kane ndertuar folete e lirise". Ne sot, nderojme endrren e te gjithe atyre burrave, grave, asaj gjenerate, qe ne nje moment kritik per vepren e tyre, pavaresine e vendit, gjeten nje mbeshtetje shpetimtare nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara Woodrow Willson. Qe nga ajo kohe dhe ne dekada, kjo shtatore qe kemi sot ketu kaq e bukur, ka qene e gdhendur ne zemrat e mijera e mijera, miliona shqiptareve, ne kujtesen e tyre, ne mirenjohjen e tyre. Ndaj dhe ne nje aspekt, ne po realizojme nje detyrim madhor, ndaj te gjithe shqiptareve atdhetar dhe patriote", - tha Berisha. I pranishem ne kete ceremoni Ambasadori Arvizu, falenderoi shqiptaret per ruajtjen e kujtimit te ish-Presidentit Willson dhe me pas citoi nje pjese nga fjalimi i tij i mbajtur ne 1918-n perpara Kongresit Amerikan, fjalim qe thuhet se percaktoi formen e bashkesise nderkombetare te se ardhmes. "Ne menyre qe bota te behet e pershtatshme dhe e sigurt per te jetuar ne te, vecanerisht qe te behet e sigurt per cdo komb paqedashes sikurse i yni qe deshiron te jetoje jeten e tij, te vendose institucionet e tij, te sigurohet per drejtesi dhe te trajtohet me drejtesi prej popujve te tjere te botes, sikunder cdo agresioni te dhunshem dhe egoiste te gjithe popujt e botes jane ne fakt partnere te ketij interesi, persa na takon ne e shohim shume te qarte se per sa kohe ne bote nuk ka drejtesi per te tjeret, ajo nuk do te behet as per ne, prandaj programi i paqes boterore eshte edhe programi yne", citoi Arvizu. Ambasadori perfundoi fjalimin, duke ritheksuar fjalet e Sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton gjate vizites se saj ne Tirane, se SHBA ka qene me shqiptaret pergjate 100 viteve dhe do te jene edhe ne 100 vitet e ardhshem e pertej tyre. "Ne kete 100 vjetor, e di se cdo shqiptar do te bej gjithcka mundet qe te permbush vizionin qe pati presidenti Willson dhe sic e tha e sekretarja e shtetit Klinton ne keto 100 vjet ju keni bere shume dhe ne jemi krenar e do te jemi me edhe 100 vite te tjera edhe me tej", tha Arvizu.
Shtatorja
Monumenti prej bronxi prej 3 metra e 20 cm eshte vene ne zemer te sheshit qe mban te njejtin emer. Shtatorja 3.20 metra e larte, eshte realizuar nga skulptori Gentian Tabaku dhe eshte e derdhur ne bronz. Ne deklaraten prej 14 pikash te mbajtur ne Kongresin Amerikan ne vitin 1918 Thomas Woodrow Wilson, mbrojti te drejten e kombeve per te qene te ruajtur sovranitetin ne liri dhe ne paqe. Deklarate kjo qe erdhi ne nje moment kritik per Shqiperine
Shtatorja
Monumenti prej bronxi prej 3 metra e 20 cm eshte vene ne zemer te sheshit qe mban te njejtin emer. Shtatorja 3.20 metra e larte, eshte realizuar nga skulptori Gentian Tabaku dhe eshte e derdhur ne bronz. Ne deklaraten prej 14 pikash te mbajtur ne Kongresin Amerikan ne vitin 1918 Thomas Woodrow Wilson, mbrojti te drejten e kombeve per te qene te ruajtur sovranitetin ne liri dhe ne paqe. Deklarate kjo qe erdhi ne nje moment kritik per Shqiperine