Samsung befason, vitin tjetër me telefona që palosen (FOTO/VIDEO)
Viti që vjen mendohet se do të sjellë një evolucion në modelin e telefonave smartphone. Samsung është duke punuar për të prodhuar telefona me ekran fleksibël, të pathyeshëm dhe që mund të palosen lehtësisht duke u futur edhe në portofol.
Sipas disa burimeve thuhet se gjikandi i teknologjisë koreano-jugore është në hapat e fundit të përpunimit të ekraneve fleksibël, të cilët janë fazën e tyre të fundit të zhvillimit dhe priten të dalin në qarkullim vitin që vjen.
Ky zhvillim i rëndësishëm dhe i jashtzakonshëm teknologjik është bërë i mundur falë përdorimit të diodave organike me dritë (OLEDs) të cilat janë të holla dhe mund të futen lehtësisht në një material plastikë apo fletë metalike.

Ekrani palosës i Samsung
Por Samsung-u nuk është e vetmja kompani që po mundohet të prodhojë ketë lloj telefoni. Gjithashtu kompani si Sony apo LG si dhe kompani nga Korea e Jugut janë duke punuar fort për këtë projekt.
Teknologjia e re e Samsung
Ornela Bubeqi/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: