Rama: Drejtoret s'mund ta ktheje shkollen ne ambient politik
Kryetari i Partise Socialiste ka premtuar gjate takimit me te rinjte qe votojne per here te pare, se programin i opozites synon shkeputjen e shkolles nga ndikimi politik. Gjate fjales se tij me te rinjte, Rama ka theksuar se "PS ne qeverisje eshte e vendosur per ta shkeputur nje here e mire arsimin nga ndikimi politik, ne menyre qe asnje drejtor shkolle te mos lejohet t'a beje shkollen mjedis politik te qeverise dhe asnje opozite te mos pengohet te takoje mesuesit publikisht". Gjate takimit, Rama ka folur per menyren sesi PS-ja do te investoje ne arsim dhe do te pergatise te rinjte te afte per tregun e punes. "Sot ata qe jane ne universitet, apo qe pergatiten te mbarojne shkollen e mesme ndeshen me zgjidhjen me te gabuar te nje politike shume hileqare. Qe eshte, me mire i hapim dyert e universitetit dhe i themi shkoni ne universitet. Po ashtu leme ne renie te lire universitetin privat, licencojme universitete sa te na paraqiten, shkoni dhe atje. Cfare ndodh?! Ndodh qe ne fakt vetem shtyjme kohen e perpalljes me nje plage te tmerrshme", tha kreu i PS-se. Ai u shpreh se nje nga menyra per te ulur numrin e papunesise eshte qe t'i jap arsimit nje drejtim te profilizuar. "Ju e dini mire ne Shqiperi, ne cdo km katror gjen deri dhe 500 juriste, por duhet te bredhesh shume kilometra per te gjetur nje rrobaqepes, ose nje marangoz, ose nje hidraulik. Sepse te rinjve, atyre qe jane me shkolle te mesme, nuk ju jepet nje alternative dhe zgjidhja eshte midis universitetit ose papunesise. Nderkohe qe ne Europen ku ne duam te behemi pjese, zgjidhja eshte mes universitetit dhe shkolles profesionale", tha kreu i selise roze. Rama ka folur edhe per gjendjen e teksteve shkollore, ku e ka theksuar se nuk mund te kete nje pafundesi tekstesh qe u ofrohen studenteve dhe te rinjve pa kurrfare kriteresh. "Ne duhet te bejme nje reforme shume rrenjesore te altertekstit. Britania e Madhe ka dy tekste matematike. Shqiperia e vogel ka 12, pa hyre ne shume e shume marrezira qe gjeneron alterteksti. Ne duhet te bejme nje reforme te altertekstit dhe synimi eshte qe universitetet te akreditohen dhe te rankohen por dhe gjimnazet po ashtu. Jo te gjithe uniforme pa profilizime, pa asnje ide te cilesise", tha kreu i PS-se, Edi Rama, gjate takimit me te rinjte qe votojne per here te pare.