E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit dhe reformat integruese prioritetet e Kuvendit per 2012-n

Reforma zgjedhore dhe ligjet me 3/5 prove mbijetese per marreveshjen PS-PD

Kuvendi i Shqiperise pritet te nise intensivisht punen e tij per vitin 2012. Projektligjet ne kuader te reformave integruese pritet te jene kryefjala e axhendes parlamentare. Ashtu sic eshte parashikuar edhe ne marreveshjen mes mazhorances dhe opozites te bere zyrtare me 14 nentor ligjet me 3/5 do te jene serish nje moment i rendesishem edhe per kete fillim viti cka do te faktoje dhe nje here jetegjatesine e bashkepunimit mes paleve. Ne axhende kane mbetur ende pa u votuar projektligji per Gjykaten Administrative qe eshte dhe nje kusht i rendesishem per integrimin por dhe ndryshimet ne Kodin Civil apo Penal qe jane pjese e rendesishme e reformes ne sistemin e drejtesise. Frytdhenese ne kete vit duhet te jete dhe puna per reformen zgjedhore per te krijuar mundesine qe zgjedhjet e 2013-s te kene nje baze te forte ligjore. Por me po kaq rendesi do te jete dhe mesi i vitit perkatesisht 20 korriku kur shenohet edhe fundi i mandatit per Presidentin Topi dhe gara per nje emer tjeter ne krye te ketij institucioni.

Reforma

Viti 2012 do te nise me nje pune intensive nga mazhoranca dhe opozita per te bere fakt pranimin e kerkeses se Shqiperise per vend kandidat ne Bashkimin Evropian pas deshtimeve te ardhura njera pas tjetres per faj te bojkotit opozitar per 2 vite me radhe. Ne kuader te ketij integrimi mazhoranca dhe opozita duhet te ruajne gjuhen e bashkepunimit te arritur me 14 nentor dhe te faktojne hap pas hapi miratimin e ligjeve me 3/5. PD dhe PS ne menyre konsensuale edhe pse nuk munguan debatet dhe akuzat e ndersjella dhane voten per ndryshimet ne Kodin Rrugor Kodin Ajror Kodin Detar e ate Hekurudhor. Te gjitha keto ligje me 3/5. Axhenda e percaktuar qe ne mesin e nentorit parashikon qe ky konsensus te vijoje edhe per miratimin e ndryshimeve ne Kodin Penal. Kodin Civil por dhe per miratimin e projektligjit te shumeperfolur per ngritjen e Gjykates Administrative. Pritet qe ky proces te perfundoje teresisht brenda marsit. Pjese e kesaj axhende eshte edhe reforma parlamentare e cila sipas socialisteve duhet te mbyllet deri ne maj ndersa nje proces paralel eshte edhe puna per reformen zgjedhore. Ne kete pike edhe pse PD dhe PS duken me prane njera-tjetres kete here mungon konsensusi me te vegjlit. Partite e vogla si nga e majta dhe nga e djathta kane shfaqur jo vetem pretendimet e tyre por edhe pakenaqesite duke akuzuar demokratet dhe socialistet. Madje partite e se majtes kane qene edhe me drastike ndersa kane paralajmeruar krijimin e nje konfederate pa PS-ne nese ajo nuk merr parasysh kerkesat e tyre. Nga ana tjeter kemi edhe nje pale te trete nderkombetaret qe bejne thirrje per gjitheperfshirje edhe pse ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart ka deklaruar se eshte kunder ndryshimit te sistemit zgjedhor sic kerkojne te vegjlit cdo kater vite.

Presidenti

Deri ne muajin korrik kur perfundon edhe mandati i Presidentit Bamir Topi klasa politike shqiptare pritet te perfshihet nga debati dhe ndryshimet per emrat e mundshem te kreut te ri te shtetit.

Fundi i vitit qe lame pas u dominua nga pikepyetja e madhe se kush do te ulet ne karrigen e Bamir Topit e tashme me afrimin e zgjedhjes se presidentit pikepyetjet do te shtohen edhe me shume.

Do te jete nje presidenti konsensual sic eshte kerkuar nga Partia Socialiste nje president i zgjedhur nga mazhoranca apo mund te ekzistoje mundesia e zgjedhjes se presidentit nga populli e cila do te ishte e vetmja alternative qe do te sillte nje rikandidim te Bamir Topit. Nese do ti qendronim besnik ambicies te shprehur nga vete Fatos Nano do te mund te thoshim se deri tani ai eshte i vetmi kandidat i sigurt per postin e presidentit i cili ne baze te Kushtetutes ne raundin e 4-t te votimit ne Parlament zgjidhet me 71 vota.

Por 2012-a shenon nje vit jubilar per shtetin shqiptar 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Deri me tani qeveria ka ngritur nje komision shteteror per te percaktuar axhenden e festimeve por nga ana tjeter gjasat qe te mbaje premtimin qe ne 100-vjetorin e Pavaresise te ndertoje nje parlament dhe stadium te ri jane pothuajse zero.

Megjithate angazhimi i klases politike shqiptare ne permbushjen e sfidave te 2012-s pritet te duket qe nga 16 janari kur pritet te nise sesioni i ri parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›