E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presim hetimet e Prokurorise Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se pas ardhjes se prokurorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka besim te plote tek prokuroria. Nderkohe qe theksoi se gardistet kane gjithcka transparente dhe asgje per te fshehur per ngjarjen e 21 janarit. "Dua te informoj qytetaret shqiptare, se pas ardhjes se prokurorit te SHBA qeveria ka vendosur bashkepunim te plote dhe total me institucionin e prokurorise se ketij vendi. Natyrisht, qeveria eshte dhe mbetet per nje hetim te pavarur, te besueshem, gjitheperfshires, ashtu sic eshte e domosdoshme dhe qe eshte interesi i cdo qytetari shqiptar",-tha Berisha. Duke nenvizuar se shpreh besimin ne institucionet e ketij vendi dhe nuk i konfondojne ato me disa persona te caktuar. Duke nenvizuar faktin se "shoket dhe shoqet e 'ngjarjes se bulevardit' po bejne gjithcka per te penguar nje proces, qe eshte jetik dhe vendimtar per kete vend: hetimin e pavarur, te besueshem, gjitheperfshires, te asaj qe ata e quajten me emrin e koduar 'ngjarje ne bulevard' dhe qe per ne ishte qartesisht nje grusht shteti, ne te gjithe elementet e tij". Para deputeteve te grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverise theksoi se qeveria eshte thellesisht e interesuar per te gjetur doren "e zeze" qe i ekzekutoi kater viktimat e 21 janarit. "Qeveria eshte thellesisht dhe teresisht e interesuar, me shume se kushdo tjeter, per hetim te plote dhe te gjithanshem. Ajo eshte thellesisht e interesuar per rrethanat ne te cilat humben jeten 4 qytetare. Nje prej tyre paska qene si pasoje e nje rikoshete. Po te tjeret, kush i vrau? Cila eshte dora e zeze qe i ekzekutoi? Keto duhet te sqarohen nje per nje. Duhet te keni besim te plote. Mire njeri, sic e botojne vete, qenka plumb rikoshete. Po tjetri? A eshte kjo pjese e skenarit qe une do te kaloja mbi kufoma?", u shpreh Berisha. Sipas tij, duhet te jete i plote dhe per cdo gje. Ne kete kuader, ai theksoi se ka besim dhe u premton familjareve te viktimave se qeveria do te beje cdo gje qe te kete ne dore per te zbardhur te vertetat. "E kane shume te qarte se kush e solli te ndjerin Ziver nga emigracioni per te luftuar Sali Berishen. Jam i bindur se per te gjitha keto do te kete nje hetim te plote, te gjithanshem. Por, nga ana tjeter, me duhet te paralajmeroj ne menyren me serioze se pengesat ndaj hetimit nuk do te tolerohen. Askush nuk mund te pengoje kete proces jetik dhe nuk mund ta parandaloje ate", beri te qarte Berisha. Ai theksoi edhe nje here, se 21 janari ishte akti me i shemtuar i historise se vendit, puc i udhehequr nga Edi Rama dhe organizuar nga shoke dhe shoqe te bulevardit, qe sipas Berishes, mbi kete puc dhe ne kurriz te shqiptareve kishin vendosur endrren e mandatit te tyre te dyte. Kryeministri sqaroi se qeveria ka shprehur dhe shpreh serish besimin ne institucionet e ketij vendi dhe nuk i konfondon ato me disa persona te caktuar. "Por nuk mund te mos theksoj se cdo dite, per te sabotuar kete proces, shoket dhe shoqet e bulevardit botojne ne media dokumente te dosjeve sekrete te hetimit. Ata cdo dite fabrikojne ne mediat e tyre dhe te tjera akuza te trilluara, sic ishte ajo se Garda e Republikes po i fsheh serverin, nderkohe qe ajo ka qene e gatshme ne cdo kohe dhe cdo moment te bashkepunoje me institucionin e akuzes. Garda e Republikes ka gjithcka transparente dhe nuk ka fshehur asgje. Ne personelin e Gardes eshte nje pasuri e vertete e ketij shteti. Ne nderlidhjen mund te kete persona qe punojne ne te prej 25 vjetesh",-theksoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›