Rama: Qeveria, balte dhe vrer ndaj opozites Qamil Xhani
Vetem pak ore pas kthimit nga Lezha, ku ka marre pjese ne ceremonine mortore te Aleks Nikes, i cili vdiq nga plumbat e marre ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit ne bulevardin qendror te kryeqytetit, kreu socialist Edi Rama nuk ka ngurruar t'i pergjigjet ashper Berishes ne lidhje me akuzat e ketij t fundit, jo vetem per vrasjet ne demonstrate por dhe per tragjedine e Gerdecit. Keshtu, kryetari i Partise Socialiste i ka cilesuar te papranueshme akuzat bera dje nga mazhoranca ne adrese te opozites. Ne nje deklarate te shkruar per mediat, kreu i PS-se theksoi se per opoziten sot ishte dita e percjelljes per ne banesen e fundit per viktimen e kater te demonstrates dhe sulmet e mazhorances duhet te ishin kursyer "As sot (dje), ne ditevarrimin e viktimes se katert te dores se shtetit, Saliu i pari i Koalicioni te Turpit nuk rreshti se sulmuari opoziten dhe se beri presion mbi prokurorine e mbi shtypin e panenshtruar ndaj tij", tha dje kreu i PS-se. Ai ju referua deklaratave te kreut te qeverise, Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD dhe qendrimit qe mbajti dje deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj. "Sot (dje) i dhame lamtumiren te katertit shqiptar te pafajshem, qe humbi jeten ne demonstraten e popullit opozitar kunder pushtetit qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine. Nderkohe Saliu i Koalicionit te Turpit edhe sot, vijoi te shfryje balte e vrer mbi opoziten, prokurorine e shtypin. Madje shkoi aq larg, sa jo vetem iu rikthye akuzes kriminale te nates se pare se vrasjet e 21 janarit i beri opozita, po edhe 26 te vraret e Gerdecit ia faturoi opozites permes njeri prej zedhenesve te tij",-tha dje Rama, duke paralajmeruar njeheresh se do t'ia beje jeten te veshtire kesaj mazhorance. Kreu i PS-se u shpreh se opozita nuk do te beje hapa pas ne kauzen e saj. Duke paralajmeruar se demonstratat do te jene te pandalshme. "Ne nuk do te ndalemi ne betejen tone per liri e te drejta te panegociueshme, nuk do te ndalemi ne kerkesen tone per largimin e Koalicionit te Turpit, nuk do te ndalemi ne perpjekjen tone per drejtesi e zhvillim ne kete vend, nuk do ndalemi ne rrugen tone drejt nje zgjidhjeje te re per Shqiperine", u shpreh dje kreu i PS-se. Duke u ndalur ne akuzat e mazhorances, Rama u shpreh e kreu i qeverise "na ritregoi se sa e drejte eshte kerkesa jone per largimin e ketij Koalicioni te Turpit, sesa e drejte eshte beteja jone per t'i hapur rruge nje zgjidhjeve te re per Shqiperine e marre peng me votat e vjedhura dhe te vjedhur perdite ne pasurite, ne shpresat e ne endrrat e veta".