E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive Fajon Situata politike shqetesuese. Vizat ndoshta para Krishtlindjeve

Eurodeputetja Tanja Fajon ne nje interviste per Alsat e cileson shqetesuese situaten politike ne Tirane dhe ben thirrje per dialog. Ne duhet te shohim nje Shqiperi te qendrueshme thote ajo ne kete interviste ndersa vlerson faktin qe nuk ka me protesta ne rruge.

bull Intervista e plote

Situata politike ne Shqiperi eshte shume shqetesuese. Qe prej zgjedhjeve te fundit situata eshte e turbullt. Ne kemi qene shume te shqetesuar ne Parlamentin Evropian kur opozita bojkotoi punen e parlamentit. Ne kemi nevoje ti shohim te gjitha institucionet ne funksionimin e shtetit. Eumlshte e rendesishme te kete nje dialog demokratik. Ne duhet te shohim nje Shqiperi te qendrueshme. Natyrisht nje situate e keqe politike mund te ndikoje ne procesin e liberalizimit te vizave. Nese shihet se nje vend eshte i paqendrueshem politikisht sigurisht qe vendet anetare te BE-se veshtire se do te japin per te nje mendim pozitiv. Ne duhet te shohim nje shtet politikisht te qendrueshme. Kjo eshte e rendesishme per shtetet e BE-se per ti hapur perfundimisht driten jeshile liberalizimit te vizave. Une shpresoj se opozita dhe qeveria do ta gjejne rrugen e dialogut. E rendesishme eshte qe tani nuk ka protesta ne rruge ose te pakten nese do te kete ato te zhvillohen te qeta tha Fajon.

Eurodeputetja tha me tej se shpreson qe para Krishtlindjeve qytetaret shqiptare te levizin pa viza ndersa vlereson se do te vazhdoje te vezhgohet progresi i Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Nuk eshte mire te spekulohet me data per liberalizimin e vizave. Une do te doja te shihja qe kjo te realizohej kete vit sa me shpejt qe te jete e mundur para Krishtlindjeve. Une mendoj se eshte e rendesishme vecanerisht per te rinjte te fillojne te udhetojne te lire ne Evrope. Sigurisht te rinjte shqiptare e kane te veshtire per ta kuptuar se BE-ja ka vlera demokratike ose per te folur per te ardhmen evropiane ne qofte se ata nuk udhetojne gjate jetes se tyre jashte Shqiperise tha Fajon.

Shqiperia eshte vendi me i izoluar ne ate pjese te Evropes dhe eshte vertet shume e rendesishme qe me ne fund po i rrezojme keto mure- viza ne rajon thote Fajon. Ajo flet edhe per Kosoven duke thene se po kerkohet nje zgjidhje ne menyre qe ajo te mos mbese nje vrime e zeze ne harten e Ballkanit Perendimor qe dhe qytetaret te udetojne lirisht ne BE.

Gjovalin Kola Azhornuar se fundi e enjte 16 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›