PR prezanton ne Mirdite kandidatin Besnik Lleshi
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se partitë e djathta në koalicion duhet të forcojne edhe me tej bashkëpunimin mes tyre. Këtë deklaratë Mediu e bëri në Mirditë, gjatë prezantimit të kandidatit per deputet Besnik Lleshit
Kreu i republikaneve theksoi se priroritetet e maxhorances gjate dy mandateve ka qenë mirëqenia e qytetarit në rrafshin ekonomik, ndërsa shtoi se orientimi drejt takses progresive nga Partia Socialiste eshte rruga drejt nje krize ekonomike te pashmangshme
“Tendenca e PS per te shkaterruar sistemin fiscal nëpërmjet takses progresive, do te thote shkaterrimi i sektorit privat i cili eshte ne hapat e par ate konsolidimit te tij. Orientimi drejt takses progressive dhe prioriteti drejt sektorit public kunder tendencies se lirise dhe ekonomise se tregut eshte rruga drejt nje krize ekonomike te pashmangshme. Heqja e tatimit per rrogat nen 300 mije leke dhe politika te tjera kane nje synim harmonizimin e zhvillimit dhe kohezionit social ne vend”, tha Mediu.