Berisha: Prioritet e detyrim lufta antimafia

Kreu i qeverisë, Sali Berisha në Konferencën Rajonale për Sigurinë tha se
çështja e sigurisë kërkon angazhim dhe përkushtim të madh, bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal për të garantuar sigurinë më të lartë.
"Për qeverinë time, çështja e sigurisë është çështje kombëtare", u shpreh ai.
Kryeministri Sali Berisha tha se në dy vitet e fundit Shqipëria ka nivelin e kriminalitetit nën mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. "Shqipëria në përpjekjet kundër krimit te organizuar është i vetmi vend që miratoi moratoriumin për skafet", theksoi ai. Sipas Berishës nga ky ligj janë shpëtuar qindra jetë. "Sepse skafistët sa herë binin në rrezik hidhnin njerëzit në det. Drama të tilla s'ka më në ujrat tona", argumentoi ai.
Sali Berisha tha se qeveria ka shembur murin e krimit të organizuar, por probleme serioze ka ende me mafian. "Kemi miratuar ligjin për mafian, i cili synon goditjen ligjore të krimit ekonomik të tyre. Po nuk shkatërruam ekonominë e krimit, lufta kundër mafias është vetëm iluzion", shtoi ai. Berisha ka bërë apel për të intensifikuar luftën ndaj krimit. "Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos ai me Italinë dhe Greqinë është i domosdoshëm në këtë aspekt. Mafies do t'i digjet toka nën këmbë ", theksoi ai.
Kryeministri tha se qeveria shqiptare është e gatshme për të nënshkruar çdo marrëveshje për luftën efiçente kundër organzatave kriminale.
Ai tha se integrimi europian për qeverinë shqiptare është prioriteti kryesor.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha në Konferencën Rajonale për Sigurinë tha se Shqipëria do të mbështesë shtetin afgan për të rindërtuar Afganistanin.
Kryetarja e Parlamentit Topalli tha se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për sigurinë rajonale dhe globale.
Përfaqësuesi i kreut të Parlamentit Europian, Eduart Kukan tha se Traktati i Lisbonës ka një rëndësi të veçantë. Sipas tij, Bashkimi Europian ka kapacitete për zgjerimin e saj. " Është shumë i rëndësishëm konsolidimi i paqes në rajon", theksoi ai. Kukan nënvizoi se integrimi në BE realizohet vetëm pas plotësimit të kushteve de përparimit të reformave. "Për Bashkimin Europian, roli i shtetit ligjor është kusht i domosdoshëm", shtoi ai.