Withers-Herrmans : Pavarësi gjyqësorit

Hapet në Gjykatën e Apelit, zyra për informimin e publikut. Të pranishëm në ceremoni përveç ministrit të drejtësisë Nishani, ishin edhe ambasadori amerikan John Withers dhe zëvendës ambasadorja e OSBE-së, Renate Herrmans, e cila i bëri thirrje politikës të ndihmojë institucionet, por nga ana tjetër t'i lërë të lirë të punojnë të pavarur. Sipas zonjës Herrmans në drejtësinë shqiptare ende ka korrupsion dhe krerët e drejtësisë nuk duhet të mjaftohen vetëm me shkrimin e ligjeve, por edhe me zbatimin e tyre.
Edhe ambasadori Withers kërkoi më shumë pavarësi dhe eficensë nga gjyqësori. Ai tha se gjykatësit kanë përgjegjësi për integritetin e institucioneve.
Edhe ambasadori Withers kërkoi më shumë pavarësi dhe eficensë nga gjyqësori. Ai tha se gjykatësit kanë përgjegjësi për integritetin e institucioneve.