Berisha: Privatizimi proces me rëndësi jetike në reformën ekonomike të vendit
26/05/2011 Kryeministri në mbledhjen e qeverisë prezantoi objektivat e ardhshme të privatizimit
Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u ndal gjerësisht në çështjen privatizimit. Duke e cilësuar procesin e privatizimit si një proces jetik në reformën ekonomike të një vendi, kreu i ekzekutivit u shpreh se ky proces është me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe zvogëlimit të këtij fenomeni me pasoja të rënda. “Shqipëria do të ketë si pronë publike digat e mëdha, shkollat, spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronar, të cilat janë publike, të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat”, - deklaroi kryeministri. Më tej në fjalën e tij Berisha u shpreh se “çfarë është e madhe nuk mbetet asgjë pa privatizuar, por janë dhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte në rastet kur ato kanë pronar atij do t’i respektohet tërësisht e drejta e parablerjes. Është e domosdoshme që ato të kenë përparësi. Të tjerat do të privatizohen në përputhje me rregullat dhe transparencën e plotë.” Më pas kryeministri bëri dhe një pasqyrim të objektivave të ekzekutivit për këtë proces. “Objektivat tona duhet të realizohen. Ajo çfarë ka mbetur në aksionet apo dhe asetet e ndërmarrjeve të mëdha tashmë të privatizuara duhet të shitet. Faktikisht çfarë është e madhe nuk mbetet asgjë pa privatizuar, por janë pastaj dhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte në rastet kur ato kanë pronar pronarit do t’i respektohet tërësisht e drejta e parablerjes. Është e domosdoshme që ato të kenë përparësi. Të tjerat do të privatizohen në përputhje me rregullat dhe transparencën e plotë”, - u shpreh dje kryeministri. Duke theksuar se partneriteti publik privat duhet të jetë një nga objektivat më kryesorë të zhvillimit për qeverinë në të ardhmen, shefi i ekzekutivit u shpreh se gjysma e këtij viti do të konsiderohet si vendimtare në procesin e privatizimit. “Është e domosdoshme të nxitim, të shqyrtojmë mundësinë e aplikimit, përdorimit, të partneritetit publik, privat. Në qoftë se koncesionet në fushën e energjisë kanë njohur zhvillimet më të fuqishme se në asnjë vend tjetër partneriteti publik, privat ka potenciale të mëdha, të pashfrytëzuara. Potenciale të mëdha për autoritet vendore dhe unë mendoj se duhet të bëhet një seminar me të zgjedhurit e rinj, në mënyrë që ata si autoritet kontrator, që i përcakton ligji, të mund të shfrytëzojnë për zhvillim të gjitha burimet e mëdha që kanë në territorin e komunave të tyre”, - nënvizoi Berisha.
Doris Pack
Për Brukselin rezultati i Kolegjit Zgjedhor duhet të pranohet nga të dyja palët. “Për mua është e qartë se këto vota që janë hedhur në kutitë e gabuara duhet të numëroheshin. Pak rëndësi ka nëse është në një kuti apo tjetrën. Për mua kjo nuk është çështje e bazës ligjore, por është logjike. Nëse unë votën time do ta kisha hedhur në kutinë e gabuar, do të kisha qenë e lumtur nëse ajo do të ishte numëruar. Pra, unë bëra aktin e duhur, por jo në kutinë e duhur. Unë mora vesh se edhe Presidenti i Republikës ka ngatërruar kutinë. Pra, kur i ka ndodhur atij, mund t’i ndodhë çdokujt. Pra, çdo votë duhet të numërohet”, - u shpreh dje eurodeputetja Doris Pack.