Berisha: “Problemet e evidentuara janë epiqendra e programit tonë”
22/06/2009 Kryeministri viziton qendrën e përpunimit të mesazheve nga qytetarët
Në numrin 0692099410 kanë mbërritur 160 mijë sms nga populli
Ankesat e qytetarëve dhe problemet më të ndjeshme të tyre do të jenë programi i maxhorancës aktuale në katër vjetët e ardhshëm. Kryeministri Sali Berisha ka preferuar dje të ulet vetë përpara kompjuterit në sallën ku me anë të sms-ve shkojnë në adresë të tij ankesat e qytetarëve. Natyrisht që të gjithë e njohin numrin 0692099410, numri i Kryeministrit shqiptar që gjatë kohës kur ishte në opozitë, por që tashmë është detyruar ta vërë në dispozicion të publikut.
SMS
Janë me mijëra sms-të që dërgohen në adresë të Kryeministrit në këtë numër nga të gjithë qytetarët, dhe jo në pak raste problemet e tyre kanë marrë zgjidhje. Numri që jo pak kohë u publikua dhe në media, sot është bërë një nga numrat me trafikun më të madh të sms-ve në vend. Sipas Kryeministrit, janë rreth 160 mijë sms të regjistruara dhe të ruajtura në serverat e Kryeministrisë. Janë katër persona të cilët përpunojnë çdo ditë informacionin që vjen me anë të këtyre sms-ve, që jo në pak raste kanë denoncuar zvarritjen e punëve në administratë, korrupsionin kudo që ai shfaqet, kanë shprehur shqetësimet e qytetarëve për të gjitha çështjet që atyre u interesojnë. Dhe duket se ky është ndër informacionet e para që kryeministri merr sapo nis ditën e tij në zyrë. Punonjësit e qendrës së hapur në Kryeministri për këtë qëllim çdo ditë bëjnë seleksionimin e çështje dhe sms-ve që kanë ardhur dhe ia dorëzojnë në formë raporti kryeministrit të Shqipërisë. Një veprim ky i cili është kritikuar jo pak, por duket i ka dhënë frytet e veta.
Programi
“Shqetësimet e qytetarëve të shprehura në këto 160 mijë mesazhe dhe zgjidhja e tyre janë qendra e programit tonë në katër vjetët e ardhshëm.” Ky ishte mesazhi që dha kryeministri gjatë vizitës së tij në ambientet e grumbullimit të mesazheve. Dukej që në morinë e mesazheve problemet ishin të shumta, por duket se dy ishin problemet që dominojnë: çështja e pronarëve dhe ajo e të përndjekurve politikë. E natyrisht vëmendja e kryeministrit dhe e qeverisë së djathtë, nëse ajo fiton dhe një mandat tjetër, duhet të përqendrohet pikërisht këtu, te pronarët dhe të përndjekurit, që janë dhe kolona bazë e kësaj të djathte. Por në morinë e mesazheve binin në sy dhe probleme të tjera të ndryshme, që kanë të bëjnë me largimin nga puna të individëve të ndryshëm nga drejtorë të papërgjegjshëm, liberalizimin e vizave, ujin, çështje të subvencionimit të klasave të ndryshme shoqërore etj., etj. Çështje që Berisha premton t’i zgjidhë në mandatin e katër vjetve të ardhshëm.