Egjipt, zgjatet edhe për dy muaj gjendja e emergjencës
EGJIPT - Egjipti ka vendosur të zgjasë edhe për dy muaj të tjerë gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, për shkaqe sigurie. Vendi është përfshirë nga trazirat politikë që kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi më 3 korrik.
Vendimi i presidentit erdhi vetëm disa ditë përpara skadimit të gjendjes së emegjencës që u vendos në muajin gusht pasi autoritetet ndërhynë në kampet e protestuesve të cilët kundërshtonin largimin e ish-presidentit Morsi.
Si pasojë e përleshjeve mes forcave qeveritare dhe protestuesve kanë mbetur të vdekur afërsisht një mijë persona.
(er.nu/news24/BalkanWeb)