Berisha: Projekt për arrat e lajthiat. Taksa celularëve për sms-të
TIRANE-Projekti i ullirit dhe mbellja e drurëve frutore si shega, arra apo lajthia si dhe cmimet e shërbimit celular në vend kanë qenë kryefjala e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kryeministri Berisha ka vlerësuar sot se shërbimi celular ndaj qytetarit në vend është tepër i lartë për xhepat e shqiptarëve dhe se për këtë arsye, qeveria do të marrë masa ndaj operatorëve mobil. Berisha theksoi se qëveria nuk ka mundësi të kërkojë uljen strasferike të cmimeve, por mund të veprojë me taksa.
“Cmimet janë stratosferike. Këta e shesin mesazhin 100 lek, nuk është se vetëm këto këto tarifa, por edhe thirrjet brenda rrjetit janë jashtë cdo lloj proporcioni në Europë e Botë, mirëpo shumë herë janë keqpërdorur. Por, nuk mundet që një qeveri të ndërhyjë, ndaj qeveria do ndërhyjë në taksë”.
Në këtë pikë Berisha kërkoi nga ministria përkatëse që tatimfitimi për cdo sms, të bëhet 7-8 herë më i madh. Gjithashtu, tha Berisha, cdo impuls për biseda do të tatohet.
Kreu i qeverisë, theksoi se monitorim do të ketë dhe tek bankat.
Por, sic tha Berisha, të gjitha këto hapa vijnë me dy qëllime kryesore, i pari suksesin e operatorëve celularë dhe bankave në vend dhe njëkohësisht qëllimi i dytë, mbrojtja e qytetarit, për të cilën qeveria ndërmerr një sërë masash mbrojtjeje.
“Unë dua të garantoj operatorët celularë dhe bankat e vendit se kjo qeveri ka vetëm një qëllim, suksesin e tyre Kjo qeveri nga ana tjetër pa cënuar aspak suksesin e tyre është e detyruar të mbrojë qytetarët e vet nga pasojat e oligarkisë. Kjo situatë është e papranueshme, ndaj i ftoj kompanitë të kenë partneritet dhe të kenë një kod etik moral”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Në fillim të mbledhjes kreu I qeverisë vuri theksin tek projekti I ullirit. Duke e cilësuar projektin e ullirit si mjaft të suksesshëm ka theksuar se një tjetër projekt shumë i rëndësishëm do të ndërmerret siç është ai arror.
“Projekti i dytë që është ai arror është edhe më i vështiri por është më i leverditshmi” theksoi Berisha duke shtuar se i bën thirrje fermerëve shqiptarë të merren me mbjelljen e drurëve frutorë.
Ai ftoi që shkollat të angazhohen dhe ngarkoi ministrin e arsimit që ti infomorjë për projektin, pasi cdo nxënës do të mbjellë një rrënjë ulli që në 4 vjet të realizohet mbjellja e 20 milionë rrënjë ullinjve.
Sipas Berishës, mbjellja e bajameve, arrave, lajthive do të jetë prioritet i qeverisë, për ka kthyer vendin në një vend prodhues të këtyre drurëve frutorë.
“E ku ka më bukur se të ecësh rrugës ku anash janë mbjellë dru frutorë, cdo kryetar komune do të ndjehej krenar për këtë”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë gjatë gjithë mbledhjes nuk përmendi asnjë cast vediopërgjimin që një dite më parë u shfaq në një emision investigativ, ku paraqitej krahu i djathtë i qeverisë, Ilir Meta dhe një ish-ministri Dritan Prifti teksa flasin për pazare rreth nje tenderi HEC-i. Pa fjalë, Berisha ka shkëmbyer me Metën vetëm vështrime plot buzagaz.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Projekt për arrat e lajthiat. Taksa celularëve për sms-të