E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, KLD inspektime në Gjykatën e Tiranës

Shtyrja e seancës gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit si pasojë e mungesës së avokatëve ka bërë që ditën e sotme inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kryejnë kontrolle në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë në lidhje me shtyrjen e gjyqit të Gërdecit dy ditë më parë Gjykata e Tiranës i dërgoi një letër dhomës kombëtare të Avokatisë për të marrë masa për avokatët që janë bërë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit.
 

Shtyrja e 16-të për ditën e hënë të këtij gjyqi për mungesë të pesë avokatëve ka sjellë edhe reagimin e organit gjykues të kryeqytetit i cili ka kërkuar që dhoma e avokatisë të marrë masa për avokatët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›