E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet lidhur me videon e publikuar dje ku zëvendëskryeministri dhe ministri i ekonomisë Ilir Meta shfaqej duke bërë pazare në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti.

Në deklaratën e Prokurorisë, thuhet se pas shfaqjes së materialeve filmike, ky insitutucion ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të shtetërorë, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
 

“Në funksion të këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur të sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur në emisionin "Fiks Fare" si provë materiale” thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 

Gjithashtu theksohet se paralelisht me këtë sekuestrim, grupi hetimor i ngritur me këtë qëllim, po kryen veprimet e nevojshme hetimore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›