Azerbajxhani: Pa rolin dhe kontributin e Shqiperise TAP nuk do ishte perzgjedhur
Pa rolin dhe kontributin e Shqiperise, vendimi per projektin Trans-Adriatik nuk do kishte qene i mundur. Nje fakt te tille, perfaqesues te kompanise azere te gazit e naftes “Socar” dhe te Konsorciumit te Shah Deniz, mesohet se ia kane bere dje, me dije vete Kryeministrit Berisha gjate nje takimi te posacem me te, ne kuadrin e perzgjedhjes se TAP-it si projekti fitues per transportin e gazit azer drejt Evropes. Ne kete kuader, ky delegacion shprehu mirenjohjen per te gjithe punen serioze te realizuar nga qeveria shqiptare brenda nje kohe te shkurter per ngritjen e te gjithe kuadrit ligjor e rregullator te nevojshem per te garantuar zbatimin me sukses te projektit ne Shqiperi. Vecanerisht, ata shprehen mirenjohjen dhe vleresimin maksimal e te sinqerte per kontributin politik te pacmueshem qe Kryeministri Berisha personalisht investoi ne mbeshtetje te projektit qe ne fazen fillestare te tij ne 2006 dhe ne vazhdim, mbeshtetjen dhe lobimin e tij te fuqishem per kete projekt. Kurse nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka deklaruar para keshilltarit te presidentit te kompanise azere te gazit e naftes “Socar”, Murad Heydarov, ambasadorit te Azerbajxhanit per Shqiperine Rahman Mustafayev dhe zv/presidentit te “BP” prane Konsorciumit te Shah Deniz, John Balduin se ky eshte nje vendim me rendesi te jashtezakonshme strategjike qe mbeshtetet nga te gjitha forcat politike dhe qe zgjidh me kete projekt perfundimisht problemin e energjise per Shqiperine, e cila fiton nje rol te ri ne rajon, ne kete fushe. “Shqiperia eshte nje perfituese e padiskutueshme nga projekti. Gjate ndertimit do krijoje mijera vende pune dhe me pas hapjen e tregut te gazit ne Shqiperi, jo vetem per qellime industriale, por edhe rezidenciale”,- u shpreh ai. Duke perfunduar me falenderimin zyrtar ndaj pales azere per perzgjedhjen pikerisht te TAP-it, si projekti fitues i gares per transportin e gazit te saj drejt Evropes.