Berisha: Prokurimet publike, Shqipëria vendi i dytë më transparent në botë
Shqipëria e cila vlerësohet për transparencën e prokurimeve publike. Kjo përbën një arritje historike. Përbën një arritje madhore në përpjekjen tonë të ndershme për të luftuar korrupsionin në këtë vend. Vendi që pesë vite më parë renditje ndër vendet më të korruptuara të planetit për prokurimet, sot vlerësohet si vendi i dytë në botë për transparencën e këtij procesi, u shpreh Berisha. Shumë shpejt, deklaroi kryeministri, të gjitha blerjet e vogla dhe ankandet do të jenë elektronike. Si forma më transparente e punës pasi në korrupsion gjenden jo vetëm elefantët por edhe minjtë. Ai i vogli është i lemerisshëm ndaj edhe blerjet e vogla duhet ti bëjmë elektronike. Ne po bëjmë një përpjekje të madhe në luftën kundër korrupsionit sipas fushave. Tani po vij nga një mbledhje rreth dy orë me task-forcën e reformës së shëndetësisë. Ministri më njohu me vendimet që i kanë dhënë një goditje shumë të madhe korrupsionit në sistemin e shëndetësisë. Këto vendime kanë të bëjnë me vizitat dhe shmangien tërësore të parapagimit duke përcaktuar çmimin e referencës për ata që janë të pasiguruar. Vendimet kanë të bëjnë me disiplinimin e përdorjes së barnave, u shpreh kryeministri. Pak kohë më parë Avokati i Prokurimeve Publike ka propozuar anulimin 143 tenderave, pas zbulimit të shkeljeve në dokumentacione dhe procedura. Shkeljet janë konstatuar gjatë vitit 2009 dhe janë pasqyruar në analizën vjetore të Avokatit të Prokurimeve Publike të dorëzuar dje në Kuvend. Sipas draftit mësohet se AVP ka verifikuar procedurat e prokurimit në 626 raste pas administrim të ankesave nga operatorët ekonomik. Ndërkohë që nën hetimi administrativ kanë kaluar 274 ankesa të paraqitura pranë Avokatit të Prokurimeve Publike. Në raportin zyrtar është pasqyruar se në 143 raste është dhënë rekomandimi për anulim e procedurave nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo mangësi në procedurat e prokurimit. Rreth 626 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve përgjigja e specialistit të Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit.
Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:58