E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Mjedis të sigurt për investimet e huaja


Qeveria shqiptare do bëjë çdo përpjekje për një mjedis të sigurt për projektet e huaja në Shqipëri. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Sali Berisha në një takim me investitorë të huaj në Shqipëri theksoi se në vendin tonë ata do gjejnë edhe tregun më të mirë të punës. " Ne do bëjmë çdo përpjekje për një mjedis të lehtë e të sigurt pëe investimet e huaj. Sot për investitorët e huaj Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët në Evropë. Jëmi të vendosur që edhe më tej të ecim me uljen e saj", u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka potenciale europiane për bizneset botërore. "Shqipëria ka potenciale në sektorin e energjitikës nga më të mëdhatë. Shqipëria ka nënshkaur mbi 200 kontrata për HEC-et", saktësoi ai.
Berisha nënvizoi se Shqipëria është e pasur me krom, bakër, qymyr dhe nikel. "Prodhimi i kromit po njeh rritje të pandërprerë", shtoi ai.
Kreu i qeverisë tha se pasuritë më të mëdha të Shqipërisë qendrojnë tek punëtori shqiptar, i vendosur të ndërtojë një jetë më të mirë. "Ky është tregu më i shkëlqyer i punës në gjithë Kontinentin Europian", theksoi kryeministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›