Ritme dhe kërcime nga Tao Te në Durrës
Feher sollën një performancë të bukur artistike para publikut në teatrin Aleksandër Moisu në qytetin e Durrësit. I cilësuar si një prej evenimenteve më të rëndësishme të këtij sezoni pranveror në qytetin e Durrësit, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan, në edicioni e tij të pestë do të sjellë dhe net të tjera të mbushura me ritëm në qytetin bregdetar, por këtë sezon ato nuk do të mungojnë dhe në kryeqytet. Ky aktivitet, i cili startoi këtë vit në datë 1maj do të përfundojë në 28 maj. Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit ka një pjesëmarrje shumë më të gjerë se sa edicionet e viteve të kaluara, duke performuar para publikut grupe të njohura dhe të vlerësuara dhe në festivale ndërkombëtare të kërcimit. Drejtori i festivalit, koreografi i njohur Gjergj Prevazi tregon se ky është një eveniment unik dhe tepër i rëndësishëm në llojin e vet. Festivali ynë synon që të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme, duke u kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme, thotë ai. Këtë vit do të jenë pjesëmarrëse grupe nga Spanja, Zvicra, Franca, Izraeli por dhe nga Shqipëria. Trupat pjesëmarrëse këtë vit janë: Ballet Jesus Quiroga në 1 maj, Cie Diade, Scream Scene dhe Trefeli në 4 maj, Ursula Eagly Solo Fields of Ida më 5 maj, Oded Ronen and Joel Bray Dorban2O 5 maj, The Neta Dance Company 6 maj, 5 Beds/Children of the Dream +Fold-Refolds në Tiranë në 7 maj, Ferenc Feher me Tao Te 10 maj, Rytm Ba The Perfect Solo 12 maj në Tiranë, Ballet Actual 17 maj, Fabrice Lambart 21 maj, Albania Dance Theatre co., The Parfum 22 maj, Lanonima Imperial 26 maj dhe Linga më 28 maj. Ky eveniment i cili këtë vit mbërrin në edicionin e tij të pestë nga organizatorët është menduar që të jetë një spektakël mbushur dhe me shumë surpriza. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern Bashkëkohor, është një projekt që synon të kthehet në traditë. Festivali ka krijuar kushte mjaft të mira për njohjen e tendencave të dancit modern bashkëkohor, për studentët e degës së Koreografisë. Në fund të këtij aktiviteti organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Bashkëkohor do të nderojnë me Çmimin e Karrierës një nga balerinët apo koreografët e shquar shqiptarë në vite.
Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:28