Ministri Prifti pranon skandalin, miniera e Bulqizës zonë me rrezikshmëri të lartë
Bulqiza është shpallur rajon me rrezikshmëri të lartë. Punonjësve të minierës së Bulqizës ju rrezikohet jeta. Nga ana tjetër lufta për territore është evidente dhe gjatë aktivitetit janë shënuar përplasje mes përfaqësuesve të firmave që operojnë në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit.
Shfrytëzimit i kromit në shumë raste është informal dhe në stoqet jashtë galerive punojnë gra dhe fëmijë, të cilët në çdo moment janë të rrezikuar. Kjo është panorama e paraqitur dje nga Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti, i cili për herë të para zyrtarizon aktivitet e paligjshme në zonë më të pasur me krom në gjithë rajonin. Pas pasqyrimit të gjithë situatës Ministri i ekonomisë Dritan Prifti ka publikuar një vendim të katër ministrive me të cilin ngrihet një task forcë për të rregulluar situatën atje. Në grupin e punës do të marrin pjesë katër ministri.
Shkeljet
Nga monitorimi i kryer në vitet e fundit nga Institucione te specializuara të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në këtë rajon rezulton se aktiviteti në këtë zonë paraqet rrezikshmëri të lartë. Një tjetër problem i konstatuar gjatë inspektimit ishte edhe konfliktet midis shoqërive minerare po acarohet për shkak të mosmarrëveshjeve që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit minierat. Sipas Ministrisë së Ekonomisë periudha në vazhdim krijon premise për shfrytëzimin informal dhe të paligjshme të stoqeve të sterileve minerare ku në të shumtën e rasteve përfshihen gra dhe fëmijë. Problem që shoqëron punën në minierën më të pasur në vend është edhe fakti se situata krijon premise për aksidentet me pasoja jetën e njerëzve. Ndërsa në lidhje me shfrytëzimin e kromit inspektimi ka zbardhur se në këtë minierë ushtrohet në mënyrë të paligjshme aktivitet I shfrytëzimit mineralit të kromit nga persona të ndryshëm. Për përmirësimin e situatës është e domosdoshme përfshirja e disa institucioneve shtetërore për disiplinimin e aktivitetit minerar në këtë zonë
Plani i veprimit
Me qëllim disiplinimin e veprimtarisë minerare në rajonin e masivit të Bulqizës u hartua plan veprimi nga institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse që u konsultua me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e brendshme, Ministria e financave dhe Ministria e Punës duke përcaktuar aktivitetet institucionet përgjegjëse dhe afateve përkatëse për realizimin e këtij plan veprimi. Aktiviteti minerar në Bulqizë para vitit 1992 është kryer nga ish ndërmarrja shtetërore e quajtur Miniera e Kromit Bulqizë. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 aktiviteti i prodhimit të kromit në këtë rajon u zhvillua po nga ish miniera e kromit Bulqizë, por e inkluduar si pjesë e shoqërisë aksionere me kapital 100 për qind shtetëror Alb-Krom. Nga viti 2001 filluan tratativat për dhënien me koncencion të Minierës së Kromit Bulqizë dhe të disa objekteve ndihmëse që lidheshin me anën teknologjike me këtë minierë. Në vitin 2003 në zbatim të nenit 104 të Ligjit Minierat të Shqipërisë nr 77 96 datë 17. 02. 1994 si dhe në zbatim të nenit 6 Ligji nr. 8791 datë 10.05. 2001 për miratimin e marrëveshjes së koncencioneve të formës ROT të Minierës së Kromit Bulqizë. Është bërë transferimi i lejes minerare të shfrytëzimit Nr. 677 datë 12. 09. 2002 nga shoqëria ALb-Krom sh.a tek shoqëria italiane Darfo Albania sh.p.k. Në muajin maj të vitit 2008 duke marrë në konsideratë ecurinë fenomeneve gjeologjike dhe gjeomekanike të ndodhura në zonën qendrore dhe jugore të minues së kromit Bulqizë aktivitetin minerar shumëvjeçar në këtë minierë efektet e mundshme në sipërfaqe për shkak të shfrytëzimit nga subjektet e pajisura me leje minerare pas vitit 2005 si dhe studimet e ndryshme të kryera më parë për këtë qëllim nga ish instituti i minierave u hartua urdhri Nr. 214 datë 1.03. 2008 i Ministrisë së ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës për realizimin e AKBN të studimit: Studimi mbi përcaktimin e zonave të rrezikuara nga influenca e shfrytëzimit në zonë qendrore dhe jugore dhe rreziqet e futjes së ujërave të sipërfaqes në punimet e minierave veriore Bulqizë.
Shkeljet në Minierën e Bulqizës
1. Aktiviteti në këtë zonë paraqet rrezikshmëri të lartë
2. Konfliktet midis shoqërive minerare po acarohen për shkak të mosmarrëveshjeve që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit minerar
3. Periudha në vazhdim krijon premise për shfrytëzimin informal dhe të paligjshme të stoqeve të sterileve minerare kanë të shumtën e rasteve përfshihen gra he fëmijë
4. Është e domosdoshme përfshirja e disa institucioneve shtetërore për disiplinimin e aktivitetit minerar në këtë zonë
5. Situata krijon premise për aksidentet me pasoja jetën e njerëzve.
6. Ushtrohet në mënyrë të paligjshme aktivitet i shfrytëzimit mineralit të kromit nga persona të ndryshëm
Urdhri
1. Miratimin e planit të veprimit për disiplinimin e veprimtarisë minerare në rajonin e Bulqizës
2. Për zbatimin e planit të veprimit ngarkohet grupi Taks Forcë i Qarkut Dibër i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Dibër
Ornela Manjani
Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:59